Lugina e Preshevës nuk heq dorë nga Referendumi… rikonfirmon bashkimin me Kosovën !

Me rastin  e  ketij jubileu historik me rastin e 20-vjtetorit të Referendumit  për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” të vitit 1992 spektri i gjithmbarshëm politik i Luginës së Preshevës përmes kuvendeve të këshilltarëve shqipëtar të Luginës miratuan një sër konkuzash nga senca e sotme duke leshuar një deklatatë politike, përmes së cilës alarmohet  komunitetin ndërkombëtar mbi situatën dramatike të të shqiptarëve në Luginën e  Preshevës si viktimë e politikës diskriminuese serbe. Ata i ju kanë drejtuar në disa gjuhë këtyre qendrave  botërore të vendosjes: Bruksel, Gjenevë, Uashington dhe misioneve botërore në Beograd,  njofton agjencia informative kombëtare “Persheva Jonë”

 

Kushtrim MALIQI

 

Preshevë, 1 mars 2012

Sot kah mesdita në Kuvendin Komunal të Preshevës janë tubuar tre kuvendet të keshilltarëve shqiptarë të cilët përmes një  seance të jashtëzakonshme përkujtuan  20-vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit.. Të brengosur me  faktin se si pasojë e diskriminimit shtetëror, pozita e shqipëtarve të Luginë së Preshevës, ditë e sa vie po degradohet  dhe pa perspektivë për jetë normale, thanë nj¨zërit përfaqësuesit e luginës  sot në Preshevë në fjalimet e tyre.

 

Të shqetësuar për shkak të gjendje alarmante në Luginë, sidomos diskriminimit, të papunësisë së madhe dhe egzodit masiv në vecanti të rinjtë si pasojë e paprspektivës ishte temë kjo e shumë referusve, përfaqësueve të Luginës së Preshevës në seancën e sotme të jashtëzakonshme dedikuar shënimit të 20-vjetorit të Referendimit të 1-2 marsit të vitit 1992 prezentuan qëndrimet e tyre të larmishme për të  cilën situatë drastike për të cilën akuzuan jo vetëm regjimin e Beogradit por edhe mungesën dhe vullnetin e disa partive politike shqiptare, përkundër faktit se në Luginë  ato nuk janë të pakta.

Me rastin  e  ketij jubileu historik me rastin e 20-vjtetorit të Referendumit  për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” të vitit 1992 spektri i gjithmbarshëm politik i Luginës së Preshevës përmes kuvendeve të këshilltarëve shqipëtar të Luginës miratuan një sër konkuzash nga senca e sotme duke leshuar një deklatatë politike, përmes së cilës alarmohet  komunitetin ndërkombëtar mbi situatën dramatike të të shqiptarëve në Luginën e  Preshevës si viktimë e politikës diskriminuese serbe.

 

Letra bashkë me deklaratën në tri gjuhë (shqip, anglisht dhe serbisht)  ju janë dërguar Tiranës, Prishtinës, Brukselit, Gjenevës, Uashington dhe misioneve botërore në Beograd, Ja edhe deklarata e plotë:

 

DEKLARATË POLITIKE

 

Përmes së cilës KUVENDI:

 

  • Rikonfirmon qëndrimin e shprehur në Platformën Politike të vitit 2006, për respektimin e vullnetit të popullates të shprehur në Referendumin e vitit 1992, dhe përkrahjen e dhënë parimeve përcaktuese të statusit të Kosovës potencon obligimin që,  në rast të ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkangjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën;

 

  • Kërkon nga autoritetet në Beograd fillimin e dialogut të mirëfilltë me përfaqësuesit legjitim të shqipëtarve për eliminimin e të gjitha shkaqeve dhe pasojave të diskriminimit politik, ekonomik dhe social;

 

  • Fton institucionet e Bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht Bashkimin Europian, në përdorimin e gjithë mekanizmave ligjorë, politikë dhe diplomatikë të ndikojnë ndaj autoriteteve në Beograd, për braktisjen  e metodave diskriminuese ndaj shqipëtarve por, edhe ndërmarrjen e masave të politikës afirmative që duhet të kenë për qëllim vendosjen e standardeve unike rajonale për të drejtat individuale dhe kolektive;

 

  • Konstaton se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, shtete  demokratike të anëtarësuara në strukturat euro-atlantike së bashku me shtetet tjera ballkanike janë garancë e stabilitetit rajonal, prandaj, kërkon nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës angazhim  maksimal politik e diplomatik për mbrojtjen e interesave të shqipëtarve të Luginës së Preshevës duke sforcuar angazhimin për respektimin e  parimit të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me  serbët e Veriut të Kosovës;

 

  • Kërkon nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi eliminimin e gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe respektimin e kërkesave dhe nevojave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në proçesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe  Beogradit;

 

  • Në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, Kuvendi, shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin tonë, me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqipëtarve të Luginës së Preshevës konform me vullnetin politik të shprehur me Referendum.

 

 

Preshevë, 1 mars 2012.

Kuvendi i Këshilltarëve shqipëtar




1 Komente

  1. avdo, March 1, 2012:

    edhe une ju pershendes me gzim ne kit tubim kalofshi zi ma don zemra e jeme rrnofshi sat malet more vllazer bash mir ja keni ba se kur kan drejt serbt ne mitrovic kini edhe ju drejt ju pershendes me krejt familjen time

Komentoni