lady-smoking-blackwhiteËshtë e njohur se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin dhe shkakton kancer të mushkërive, por një studim i fundit ka gjetur se pirja e duhanit është fatale për pacientët diabetik.

Një studim, i paraqitur në takimin vjetor të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut (RS) sugjeron se duhanpirësit me diabet janë në rrezik me te madhe ndaj  vdekjes. Diabeti është një sëmundje kronike në të cilën ka nivele të larta të glukozës në gjak. Një në katër persona me diabet nuk e di se ai ose ajo e ka atë.  Diabeti gjithashtu mund të vërë njerëzit në rrezik për komplikacione të tjera të shumta shëndetësore.

Për të përcaktuar shkallën në të cilën diabetit është e lidhur me vdekjen nga kanceri i mushkërive, kancere të tjera, si dhe shkaqe të tjera në mesin e duhanpirësve, Mjekët analizuan rrezikun e vdekshmërisë në mesin e njerëzve me dhe pa diabet.

“Në studimin tonë, ne kemi gjetur një lidhje të rëndësishëm statistikor në mes diabetit dhe vdekjeve nga te gjitha-shkaqet  dhe vdekjeve nga kanceri i mushkërive në gratë”, tha Kavita Garg, M.D., profesor i radiologjisë në Universitetin e Kolorados – Denver.

Për studimin, Dr. Garg dhe kolegët shikuan në të dhënat e mara  nga 53,454 pjesëmarrësve nga te cilet jane identifikuar 5,174 pjesëmarrës të cilët kanë raportuar që kanë diabet.

Ata kryen një analizë të rrezikut relativ për vdekshmërinë e përgjithshme, vdekshmërine nga kanceri i mushkrive,  të lidhur me diabetin te  përshtatur për moshën, gjininë, indeksin e mases trupore (BMI), dhe mesataren paketë-vite të pirjes së duhanit. Gjatë studimit, ka pasur 3,936 vdekje gjithsej, duke përfshirë 1,021 nga kanceri i mushkërive dhe 826 vdekjet jo kanceroze.

“Ne kemi gjetur se diabeti dyfishon rrezikun për vdekshmërinë nga shkaqe te pergjitheshme dhe jo kanceroze ne duhanpirësit”, tha Dr. Garg. “Ne gjithashtu kemi gjetur se gratë me diabet kanë një rrezik të vdekshmërisë te rritur nga kanceri i mushkerise , por nuk kemi të njëjtin efekt në meshkujt.

 

SHPËRNDAJE