Struganët u solidarizuan me tragjedinë e Himarës

“Jemi vëllezër, jemi një komb, jemi një gjak dhe kjo na obligon edhe më shumë në situata dhe raste të këtilla. Shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejt dhe kthim në gjirin familjar. Në këtë mënyrë, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë në vepër, gjë që kështu kemi vepruar edhe më parë”- u shprehën vullnetarët strugan që dhuruan gjak në Spitalin e Pogradecit, për aksidentin e llahtarshëm që ndodhi në Himarë.

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme pranë qafës së Vishës, në Himarë, kur në aksident autobusi me studente të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, me ç’rast kanë gjetur vdekjen mbi dhjetë studente dhe shumë e shumë të tjera janë plagosur, nga Kryqi i Kuq Shqiptar është apeluar për dhurim gjaku në bankat e gjakut (repartet e transfuziologjisë).

Këtij apeli pa hezitim iu bashkëngjit edhe Organizata Humanitare “El Hilal” me degët e veta nëpër qytete ku ka shtrirje, për të ndihmuar të aksidentuarit e aksidentit të Himarës. Ashtu aktiviteti në Strugë nën bashkërendimin e kësaj shoqate dhe ambasadorit shqiptar Arben Çejku, u nisën drejt spitalit më të afërt në Pogradec, ku iu nënshtruan dhurimit vullnetar të gjakut.

Dr. Lida Kosta, në emër të personelit të Spitalit të Pogradecit dhe në emër të Kryqit të Kuq Shqiptar si dhe të gjithë atyre që do të përfitojnë nga ky aksion i dhurimit të gjakut, faleminderoi të gjithë dhuruesit nga Struga, duke treguar gatishmëri për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen. Ndihmat kanë vijuar edhe nga Dibra dhe qytetet tjera.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni