Casey Stoner, piloti i Hondës, ka fituar Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe duke fituar edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Australiani ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, Andrea Dovizioso dhe pilotin e Yamahas, Colin Edwards.

Kampioni i botës në fuqi, Jorge Lorenzo me Yamahan zyrtare, nuk e ka përfunduar dot garën sepse ka rrëshkitur duke dalë jashtë në një garë me shi.

Vetëm i gjashti Valentino Rossi (Ducati), i cili nisi garën nga vendi i 13.

SHPËRNDAJE