Republika e Maqedonisë është top reformatori i tretë në botë për sivjet, sipas Raportit të Bankës Botërore “Duing biznis 2012”, pas Marokut dhe Moldavisë. Në Raportin, e publikuar sot, ajo u ngjit për 12 vende nga pozita e 34 në të 22-ën. Ajo është lider në Ballkanin Perëndimor dhe është më e mirë prej 19 vendeve anëtare në BE.

Stavreski: Maqedonia është top reformatori i tretë në botë “Raporti i sivjetmë tregon se Maqedonia po shkon përpara. Ai thekson se Maqedonia po vazhdon me suksese. Maqedonia është top reformatori i tretë në botë sipas Raportit më me renome për matjen e biznes klimës për vitin 2012, në të cilin bëri ngjitje të jashtëzakonshme prej 72 vendeve në krahasim me vitin 2006”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski në prezantimin e sotëm të Raportit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ai shtoi se Maqedonia shënon progres të vazhdueshëm në të gjithë indikatorët dhe se kjo është rezultat i reformave, masave dhe aktiviteteve të cilat janë zbatuar në të gjitha sferat në këto pesë-gjashtë vite.

Në Raport, siç theksoi ministri, Maqedonia bindshëm është më e mira në rajon, por edhe më mirë e ranguar nga 19 anëtaret e BE-së. “Maqedonia tani është në shkallën e rang listës së Bankës Botërore për udhëheqjen e biznesit para Estonisë, Lituanisë, Belgjikës, Francës, Portugalisë, Holandës, Austrisë, Sllovenisë, Spanjës, Luksemburgut…. dhe para Greqisë. Maqedonia sërish është bindshëm më e mira në rajon. Bindshëm jemi më të mirët sipas kushteve për udhëheqjen e biznesit. Pozita jonë e 22-të është më e mirë se konkurrentja e parë në rajon – Sllovenia e cila është në pozitën e 37-të, se Mali i Zi i cili është në pozitën e 56-të, Bullgaria në të 59-ën, Turqia në 71-ën, Rumania në të 72-ën,… Mendoj se numrat flasin më shumë se çfarëdo që të them unë”, deklaroi ministri Stavreski.

Ai vlerëson se është e rëndësishme ajo që Maqedonia sivjet shënon zhvillim të ri në raport me progresin i cili është arritur në pesë vitet e kaluara. Është shumë më vështirë, shtoi, të realizosh kërcim prej 12 pozitave, sa realizuam ne në rang listën e përgjithshme, nga pozita kur je në mesin e më të mirëve.

“Raporti do të paraqesë motivim që të gjithë të vazhdojnë me punë në drejtim të identifikimit të sferave ku mund të shkojmë akoma më përpara, ku mundemi me reforma shtesë t’i përmirësojmë kushtet për biznes”, theksoi ministri i Financave.

Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Lilia Burunçuk theksoi se Maqedonia ka arritur progres të madh dhe se bashkë me Letoninë janë dy ekonomitë të cilat arritën më së shumti dhe janë në 30 të parat.

Kjo sipas saj, kontribuon për përmirësimin e biznesit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ajo theksoi se në Raportin për këtë vit është përfshirë edhe një studim për Maqedoninë. “Maqedonia është në mesin e ekonomive të cilat kanë bërë hap të madh në përmirësimin e rregullave dhe krijimin e kushteve të volitshme për udhëheqjen e biznesit në gjashtë vitet e fundit. Maqedonia është vendi i tretë me orientim më të mirë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore”, tha Burunçuk.

Republika e Maqedonisë ka bërë progres në katër veprimtari – marrje të lejeve për ndërtim, marrje të kredisë (informacione kreditore) dhe zgjidhje të procedurave falimentuese dhe regjistrimin e pronës. “E lehtësoi marrjen e lejeve ndërtimore përmes bartjes së procesit të mbikëqyrjes mbi sektorin privat dhe me racionalizimin e procedurave. E lehtësoi regjistrimin e pronës përmes zvogëlimit të kompensimeve noteriale dhe zbatim të kufizimeve kohore të vërtetuara me Ligjin për kadastër të pasurisë së patundur. Themelimi i byrosë private kreditore e përmirësoi sistemin informues për kreditë. Me legjislativën janë përmirësuar transparenca e procedurave falimentuese”, thuhet në Raportin për Maqedoninë.

Maqedonia, bashkë me Marokun, Moldavinë, Sao Tome dhe Principen, Letoninë, Siera Leonen, Burundin, Ishujt Solomone, Republikën e Koresë, Armeninë dhe Kolumbinë janë 12-të ekonomitë të cilët kanë arritur përmirësim më të madh për lehtësimin dhe zhvillimin e biznesit në më shumë fusha të rregullativës të matura me Raportin e Bankës Botërore.

Në Raportin e lehtësisë së përgjithshme për zhvillim të biznesit prin Singapori, i përcjellur nga Hong-Kong, Zelanda e Re dhe Danimarka.

Raporti i analizon rregullativat të cilat kanë të bëjnë me bizneset në ekonominë gjatë ciklit të tyre jetësor, duke përfshirë fillimin dhe punën, tregtinë tejkufitare, pagesën e tatimeve dhe zgjidhjen e insolvencës. Janë përfshirë 183 ekonomi, për të cilën vlerëson se kanë vazhduar të zbatojnë reformat me të cilat përmirësohet aftësia e firmave lokale që të zhvillojnë biznes, ndërsa transparenca dhe qasja deri te informacionet të luajnë rol kyp në reforma.

Raporti global tregon se qeveritë në 125 nga 183 ekonomi të matura kanë zbatuar 245 reforma të rregullativës afariste – 13 për qind më shumë vitin e kaluar.

SHPËRNDAJE