Sonte kthehen në stadiumet e blerta ekipet elitare për të treguar dëshirën e tyre për të kaluar përpara në garën më prestigjioze në botë, ja disa prej statistikave dhe formacionet e sigurta.

Real Madrid këtë sezon ka një record të cilin lypset admiruar,ata në Bernabeu të gjitha takimet i kanë të fituara,takime këto brenda të cilave kanë shënuar plot 11 gola (në 4 takime).
Nëse i rikthehemi për të parë historinë prapa,klubi mbretërorë gjatë historisë së sajë këtë kompeticion e ka fituar gjithësej nëntë herë,madje në gjysmë finale nuk kanë arritur që nga 2003-ta.
Real Madrid në rradhët e saja ka togolezin Adebayor I cili ka një record në takimet kundër spursave deri sa luante për Arsenalin,ai në nëntë takime ka shënuar tetë herë.
Vlenë të theksohet edhe epërsia e trainerit të realit ndaj atij të tottenhamit, Mourinho teksa luante me Chelsean,I ka mundur nëntë herë skuadrat e Red Knap,pesë herë Soumpton  dhe katër me Portsmouth.
Formacioni madrilène do të jetë ky:

Real Madrid: Casillas; Sergio Ramos, Pepe, Carvalho, Arbeloa; Alonso, Khedira; Di Maria, Oezil, Ronaldo; Adebayor.

 

Tottenham,gjithashtu ka një record të pëlqyer në transfera këtë sezonë,pasi që ka shënuar plot 11 gola në vetëm pesë ndeshje.
Për të parë rivalitetin e të së kaluarës mes këtyre dy skuadrave duhet të kthehemi në fitin 1985 për të kujtuar atë barazim pa gola mes dy skuadrave ku megjithëatë,madrilenët fituan në Londër me rezultatin minimal 0:1.
Formacioni londinez do të jetë ky

Tottenham: Gomes; Corluka, Daëson, Bassong, Assou-Ekotto; Lennon, Sandro, Modric, Bale; Van der Vaart; Crouch.

Inter ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në champions.
Interi kudër skuadrave gjermane në 16 takime kanë arritur 10 fitore,1 barazim dhe 5 humbje.
Formacioni i neroazzurëve do të jetë:

Inter: Julio Cesar; Maicon, Chivu, Ranocchia, Zanetti; Stankovic, Cambiasso, Thiago Motta; Sneijder; Milito, Eto’o

 

Në 1998 gjermanët e Schalkes mposhtën  Inter në penalti për ta rrëmbyer kupën uefa atë kohë.
Formacioni i gjermanëve do të jetë:

Schalke: Neuer; Uchida, Hoeëedes, Metzelder, Sarpei; Jurado, Matip, Draxler, Farfan; Raul, Edu

SHPËRNDAJE