Stadiumi historik “Rasunda” në Stockholm, i cili kishte pritur finalen e kampionatit botëror në vitin 1958, është vendosur që gjatë këtij viti të zhbëhet. Ndërkaq FFK ka përfituar dhuratë pajisjet e tij.

Kështu kanë vendosur autoritetet e futbollit suedez, ndërkaq e gjithë infrastruktura e tij i është dhënë dhuratë Federatës së Futbollit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Albert Bunjaki përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, në një konferencë të përbashkët shtypi që kishin me Agim Ademin, nën-kryetar, Eroll Salihun sekretar i përgjithshëm i FFK-së dhe Afërdita Fazliu, përzgjedhëse e futbollit të femrave. Bunjaki tha se falë kontakteve të vazhdueshme, i cili zë fill në vitin 2006, ata ia kanë dalë që të sigurojnë e gjithë pajisjet e këtij stadiumi, në Kosovë. Ndërkaq për vendin dhe në shërbim të kujt do të jetë do të vendoset më vonë. Pikërisht në këtë stadium ishte zhvilluar finalja e kampionatit botërorë në vitin 1958, kur Pele me Brazilin mposhtën Suedinë vendase. Për këtë shkas në datën e mbylljes së këtij tempulli sportiv do të merr pjesë edhe legjenda e futbollit botërorë, Pele në miqësoren mes Suedisë dhe Brazilit me 15 gusht të këtij viti. Sipas Bunajkit me atë rast kryetari i FFK, Fadil Vokrri edhe zyrtarisht do të pranon dhuratën nga homologu i tij suedez. “Tani duhet të mendojmë vetëm transportin, ndërkaq e gjithë pajisjet e stadiumit na përkasin neve. Një pjesë nga tribuna VIP ka kërkuar që t’i përvetësoi Brazili që dëshmon për vlerën që ka ky stadium, e pjesa tjetër na takon neve”. ka thënë Bunjaki. Ky i fundit më pas ka shtuare është duke punuar në vazhdimësi edhe për përgatitjet e përfaqësueses në të gjitha aspektet duke i dhënë rëndësi të posaçme edhe punës organizative dhe përcjellës së talenteve. Për pjesëmarrjen a po jo të legjionarëve tanë që paraqiten me ekipe të ndryshe përfaqësuese ai tha se do të vendoset më vonë. Ndërkohë nuk dihet ende data se kur do të zhvillohet miqësorja e parë pas vendimit të FIFA-s. “Ne do të jemi të kujdesshëm me futbollistët nga Kosova që luajnë me përfaqësuese tjera a po asaj të Shqipërisë. Nuk është e drejt që tani t’i pyesim se a dëshirojnë të luajnë me ne. Ende nuk jemi në fazën kur do të përballemi me ndeshjet zyrtare. Por e rëndësishme është se ne jemi duke u përgatitur maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo gjë,. Nuk guxojmë të presim ditën e fundit”. Ndërkaq Fazliu tha se e mirëpret çdo lajm të mirë nga FIFA, pasi ajo kupton edhe daljen nga izolimi të futbollit të femrave. Derisa kërkon që të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuese nga Rajoni. “Përfaqësuesja jonë përbehet kryesisht nga 17 vjeçaret kisha preferuar përfaqësueset nga Rajoni, e jo në start të ballafaqohemi me përfaqësuese të forta”, tha ajo.

SHPËRNDAJE