Pas, një reagimi të djeshëm të familjes së Shemsi Nuhiut përmes agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” të cilët ju kishin përgjigjur disa zërave gjoja “Shemsi Nuhiu u esktradua në Beograd, sepse ai kishte pasaportë serbe..” që në fakt sipas familjes Nuhiu nga Zvicra “Shemsi Nuhiu nuk ka pasur kurrë pasaportë të Serbisë, por dikur të “Jugosllavisë” dhe vitet e fundit të Republikës së Kosovës, me të cilin edhe Shemsiu kishte shkelur Serbinë, rrespektivisht aeroportin e Beogradit më 21 mars, me rastin e ekstradimit të tij nga autoritetet zvicerane…”

Prishtinë, Bernë, 26 mars

Në fakt në reagimin e djeshëm përmes agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” familja Nuhiu në Zvicër nuk ka drejtuar gishtin nga askush, as tek ndonjë personalitet e as tek qeveria e Kosovës, Përdryshe edhe do t’i kishim përmendur edhe emrat e atyre. Përkundrazi, familja Nuhiu nga Zvicra ka falenderur angazhimin e qeverisë së Kosovës, në këtë rast ministrin e drejtësisë z.Hajredin Kucin, ambasadorin e Kosovës në Bernë z.Naim Malaj dhe gjithë ata që ishi të angazhuar në pengimin e ekstradimit të Shemsi Nihut në Serbi.. Lidhur me ketë familja Nuhiu nga Zvicra ka shprehur pakënaqësitë e tyre,  sidomos tek disa portale  albanofone në Zvicër të cilat kishin pështjelluar apo keqintrpretuar identitetin e Shemsi Nuhiut si dhe angazhimin Gjykatës për të Drjetat e Njeriut në Strasburg.

Në vazhdim po japin një sqarim dërguar redakisë së agjencisë informative “Presheva Jonë” rreth rolit dhe angazhimit të minisitrisë së Drjetësisë së Republikës së Kosovës me institucionet vvicerane dhe ndërkombëtare për rastin e Shemsi Nuhiut

Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi ka kërkuar mos ekstradimin e z. Nuhiu në Serbi

Prishtinë, 26 mars 2012 – Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, kanë punuar lidhur me rastin e shtetasit kosovar, z. Shemsi Nuhiu.  Menjëherë pas marrjes se informatës lidhur me arrestimin e tij nga autoritetet zvicerane në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për dyshimin e kryerjes se veprës penale ”Krime Lufte”, MD dhe Ambasada e Kosovës kanë kontaktuar me Departamentin për Drejtësi dhe Polici në Zvicër, për sigurimin e informatave më të detajuara lidhur me ketë rast.

Pas sigurimit të këtyre informatave, MD në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saj, iu është drejtuar me shkrese zyrtare datë 28 Prill 2011 autoriteteve zvicerane për të kërkuar që z. Nuhi mos të ekstradohet në Serbi.  Po ashtu, MD ka argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe të drejtë për të lëshuar  urdhër – kërkim ndërkombëtare kundër shtetasve kosovare, për dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që kjo e drejtë hyn në kuadër të kompetencave dhe mandatit të autoriteteve Kosovare, në rastet kur ka dëshmi se janë kryer Krime Lufte në Kosove.

Ministria e Drejtësisë po ashtu me letrën e datës 10 janar 2012 i është drejtuar me shkrese Sekretarit Gjeneral te Interpolit, duke kërkuar marrjen e veprimeve përkatëse që këto urdhër-kërkime ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia të mos kenë efekt.

Po ashtu, MD në konsultim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe me Avokatin e z. Nuhiu, kanë kërkuar që të shqyrtohet edhe mundësia e transferimit të procedurës penale nga Serbia në Zvicër, në mënyrë që z. Nuhiut t’i mundësohet një gjykim i drejtë.

Në vijim ne i kemi njoftuar autoritet kompetente që në bazë të nenit 5 parag. 5.1 pika (f) të Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kjo Prokurori ka kompetence të veçantë që të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e kësaj natyre dhe kjo prokurori ka qenë e angazhuar në vazhdimësi për krimet e dyshuara të kryera në territorin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar transferimin e procedurës penale nga autoritet serbe.

MD  ka qenë e përkushtuar me kapacitetet e plota të saj në këtë rast dhe ka pasur kontakt të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me autoritetet zvicerane, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ambasadën e Kosovës në Zvicër, për mos ekstradimin e z. Nuhiu në Serbi.

SHPËRNDAJE