SPORT: Të shtunën nis sezoni i ri i ligës komunale në futboll të vogël

Në kuadër grupit B po ashtu do të takohen Corrotica -Bushtran, Lerani – Norça, Gerajt e lirë . Pra në ora 15-të të shtunën Miratoca dhe Rainca 1 do të hapin sezonin e ri të ligën komunale në futboll të vogël.

Ndërsa po në orën 15-të të dielën do të zhvillohen ndeshjet e GRUPIT A ku takohen Fontana Bukuroca- Rainca 2, Rahovica 1-Zhunica , St.Policor- Presheva , Rahovica 2 e lirë. Gjatë tërheqjes së shorteve këshilli organizativ vendosi që pas ndeshjeve të dyfishta(kthyese) të luhet play off-i ,por në play off do të luajnë katër ekipet e para të një grupi me katër ekipe të grupit tjetër ku do të ndeshen e para me të katërtën dhe e dyta me të tretën e grupit tjetër dhe anasjelltas. Këto janë ekipet e ligës komunale në futboll të vogël:

Grupi A

1.Fontana-Bukuroca

2. Rainc 2

3. Rahovica 1

4.Zhunica

5.St.Policor

6.Presheva

7.Rahovica 2

Grupi B

1. Miratoca

2.Rainca 1

3.Corrotica

4.Bushtrani

5.Lerani

6.Norça

7.Gerajt

Këshilli organizativ i LKFV kërkon nga të gjithë sportdashësit që të kontribuojnë pozitivisht për realizimin dhe ecurinë sa më të mirë të ligës komunale në futboll të vogël ,sepse dihet se vite më parë ka pasur disa incidente që kanë shkaktuar ndërprerjen të gjitha aktivitetet sportive përpos atyre me fëmijë të shkollave fillore, andaj le të mbretëroj fair play dhe respekti.
RTV Presheva


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni