Cerekfinalja Spanjë–Francë ofron edhe një sfidë mjaft interesante mes dy futbollistëve kampionë të La Ligas, Sergio Ramos dhe Karim Benzema. Një duel “yjesh” të së njëjtës skuadër, e parë deri tani vetëm në seancat stërvitore të Realit të Madridit. Është pikërisht mbrojtësi spanjoll i cili uron që sulmuesi francez të moj jetë në një ditë të mirë, pasi mund të bëjë diferencën.

“Shpresoj që Karim Benzema të mos jetë në një ditë të mirë, sepse është futbollist që bën diferencën në fushë”.

Për mbrojtësin 26-vjecar eliminimi i Spanjës nga Franca në botërorin 2006 nuk duhet marrë si referencë, pasi pas 6 vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë.

“Ka kaluar shumë kohë që nga viti 2006. Atëherë ishim më të rinj një skuadër në formim e sipër. Maturia dhe eksperienca është shumë e rëndësishme për fituar në turnetë madhorë si Europiani dhe Botërori. Do të djekim të njëjtën filozofi loje dhe duhet të kemi respekt për kundërshtarin”.

Ndërsa sulmuesi i Sevilla-s, Jesus Navas, autori i golit të fitores ndaj Koracisë, thekson se forca e kësaj Spanja është te fakti që të gjithë futbollistët ndihen të rëndësishëm.

“Kam shumë besim te vetmja, madje do të thosha që të gjithë futbollistët e Spanjës e ndiejnë veten të rëndësishëm në kombëtare dhe ky besoj se është celësi i suksesit tonë, sepse cdo futbollist që futet në fushë jep maksimumin e tij. Ne i kemi idetë e qartë, e dimë cfarë duhet të bëjmë për të shkuar deri në fund europianit.”

Trajneri Del Boske ndonëse ka grumbulluar 4 sulmues, u ka besuar më shumë në vijën e parë mesfushorëve me tipare sulmuese.

SHPËRNDAJE