Spanja, kampionia në fuqi e Botës dhe Europës, do të përballet sonte në Donetsk të Ukrainës me Francën, për të siguruar një vend në gjysmëfinale përballë Portugalisë.

Cilësia e dy skuadra favorizon Spanjën, por historia tregon që Franca e ka eliminuar gjithmonë përfaqësuesen iberike në finalet e një kompeticioni madhor, sikurse ndodhi në Euro 1984 dhe në botërorin e vitit 2006. Por statistikat janë për t’u thyer, ndaj spanjollet mbetet gjithsesi favoritë për të vijuar më tej.

Del Boske ndryshe nga ndeshja e parë në grup me Italinë, ka vendosur të hedhë në fushë që nga minuta e parë Fernando Torresin, pavarësisht se performanca e sulmuesit të Celsit ndaj Kroacisë nuk ishte ndër më të mirat. Në rreshtimin 4-2-3-1, Sesk Fabregas mbetet jashtë 11-shes, ndërsa Iniesta dhe David Silva do të mundohen të depërtojnë nga krahët, me Cavin trurin e skuadrës. Buskets – Ksabi Alonso rreshtohen para mbrojtjes, e cila do të jetë ajo e 3 ndeshjeve të para, me Arbeloa, Pike, Serxhi Ramos dhe Zhordi Alba.

Lorent Blank duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin Mekses, I skualifikuar, në vend të të cilit do të luajë mbrojtësi I Arsenalit, Koshielni, ndërsa dyshimi i vetë mbetet aktivizimi I Nasri apo Menez, për t’i lënë vend Diarras në mesfushë, vendim që lidhet me cilësinë e mesfushorëve spanjollë. Pikë referimi për francezët mbetet pa dyshim Karim Benzema, i cili do të mbështet nga Riberi dhe njëri mes Menez dhe Nasri.

Arena e stadiumit të Donjeckut ofron një përballje spektakolare mes dy skuadrave që kanë në përbërje futbollistë shumë, por që fatkeqësht disa prej tyre duhet të shkojnë më herët në shtëpi.

SHPËRNDAJE