Spanja për të dytën herë me radhë inkuadrohet në finale të një kampionati evropian dhe të tretin në një garë me karakter të tillë (botërori 2010). Fabregas ka shënuar penalltinë vendimtare, për Spanjën, derisa realizuan edhe Iniesta, Pique, Ramos. Ndërkaq goditja e Xavi Alonsos u ndal nga Patricio. Ndërkaq tek portugezët të saktë ishin Pepe dhe Nani, derisa Casillas ndali goditjen e Moutinhos dhe Alves goditi tërthorësen. Për goditjen e pestë të Portugalisë, të cilën ishte dashur ta ekzekutoi Ronaldo, nuk pati nevojë ta provojë fare.
Spanja edhe luajti më mirë sidomos në vazhdime pasi ishte dukshëm më e përqendruar duke dominuar tërësisht për 30 minuta.
Derisa nga 90 minutat e rregullt, ku ishte më e barabartë me Portugalinë. Sirrjedhojë e lojës më të mirë, ata radhitën tri raste të pastra shënimi, derisa portugezët sikur me dëshirë e priteshin penalltitë. Iniesta (104’), kishte rastin më të mirë, kur në zonë u shërbye nga Alba dhe përballë portierit goditi, por Patricio bëri mrekullinë duke evituar golin e sigurt. Vetëm dy minuta më vonë, Ramos nga gjuajtja e lirë goditi vetëm pak mbi tërthorëse. Ndërkaq në minutën e 111-të, Navas goditi mirë, por edhe një herë Patricio tregoi vlerat.


Ndërkaq Cristinao Ronaldo ka mundur të vendos fatin e takimit në minutën e fundit të kohës së rregullt, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. Lojë e kujdesshme është zhvilluar në pjesën më të madhe të takimit, ndërkaq skuadrat u munduan të shfrytëzojnë gabimet e njëra tjetrës por pa ia dal mbanë. Almedia me dy goditje të njëpasnjëshme kërcoi spanjollët, derisa Xavi e tronditi portierin portugez, i cili megjithatë ia doli të ndalë topin. Ronaldo kishte mundësi nga gjuajtjet e lira por specialisti portugez nuk ia doli mbanë të mposht shokun skuadrës te Real Madridi, Casillas. Pjesa e dytë u zhvillua me një nervozizëm të tepruar nga të dyja palët në momente të caktuara, këtë më së miri e vërteton fakti që vetëm në 45 minutat e dyta u ndanë gjashtë kartonë të verdhë. Ndërkaq që spanjollët që mbizotëruan në posedimin topit ndaj çdo rivali, këtë radhë u ndalën në 56 për qind. Del Bosque i shpenzoi të gjitha kartat brenda 90 minutave, duke inkuadruar në lojë Fabregasin, Nevasin dhe Pedron, tregon që ai në vazhdimësi kërkonte freski dhe ndryshime të taktikës së lojës. Ndërkaq portugezët bënë vetëm një zëvendësim duke inkuadruar në lojë, Olivierën në vend të Almeidës, për të inkuadruar në vazhdimin dytë edhe dy futbollistët tjerë Custodio e Varela.
Sa për statistikë, futbollistët e Spanjës ishin ata që e nisën këtë takim të parët nga pika e mesfushës, por ata që kërcënuan të parët ishin portugezët, kur vetëm pas dy minutave ekzekutuan dy goditje nga këndi, njëra prej të cilave për pak sa nuk e befasoi portierin, Casillas. Më pas Spanja u mundua me pasi me të shpeshta, që është karakteristikë të arrijë deri te shënimi i parë, derisa ishte mbrojtësi i djathtë, Arbeloa (9’) i cili goditi buzë zonës, por topi përfundoi disa cm mbi portë. Më pas Casillas u tregua i vëmendshëm duke zotëruar një harkim të Ronaldos që kishte për adresë kokën e Nanit. Iniesta (29’) mirë lirohet por goditja e tij shkoi përskaj portës. Ndërkaq vetëm një minutë më vonë, Ronaldo provon të mposht Cacillas menjëherë pasi u fut në zonë, por goditja e tij e ultë përfundoi jashtë porte.


Pjesa e parë: Portugalia – Spanja (0:0) 2:4 në penallti

Spanja: Alonso 0:0, Iniesta 1:0, Pique 2:1, Ramos 3:2, Fabregas 4:2
Portugalia: Moutinho 0:0, Pepe 1:1, Nani 2:2, Alves 3:2

Stadiumi “Donbass Arena” në Donetsk
Shikues:52.000
Gjyqtar: Cüneyt Cakir
KV: Coentrao, Pepe, Pereira, Alves, Velose – Ramos, Busquets, Arbeloa, Alonso

Portugalia: R. Patricio, J. Pereira, Pepe, B. Alves, F. Coentrao, R. Meireles (Varela), M. Veloso (Custodio), J. Moutinho, Nani, H. Almeida (Oliviera), Cristiano Ronaldo

Spanja:I. Casillas, A. Arbeloa, G. Pique, S. Ramos, J. Alba, Xavi (Pedro), S. Busquets, X. Alonso, D. Silva (Nevas), A. Negredo (Fabregas), A. Iniesta

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 0-4
Gjuajtjet pranë porte: 9-8
Posedimi i Topit: 43%-57%
Goditjet nga këndi: 6-7
Pozitat jashtë loje: 2-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 32-20

SHPËRNDAJE