Kampioni në fuqi, Spanja ka mposhtur Francën me rezultat, 2:0, në çerekfinale të kampionatit evropian. Xavi Alonos realizoi dy herë, duke i dhënë mundësi skuadrës të vazhdoi rrugën drejt gjysmëfinales ku i pret përballja me Portugalinë.

Spanja edhe në këtë ndeshje i besoi formacionit pa asnjë sulmues tipik, por kjo strategji po duket se po i shkon më së miri për shtati trajnerit, Del Bosque. Ky i fundit vazhdon të lë në bankinë yjet si Torres e Llorente. Hero i këtij takimi ishte mesfushori i Real Madridit, Xavi Alonso i cili realizoi në me kokë.

Iniesta mirë shërben në krahun e djathtë tek Alba, i cili për mrekulli harkoi në zonë ku më së miri u gjend Xavi Alonso, i cili me kokë zhbllokoi rezultatin, 1:0. kjo sikur nuk i mjaftoi Spanjës, e cila thuajse ishte e kualifikuar por në minutën e parë shtesë, Pedro u ndal në mënyrë të palejuar në zonë, ndërkaq shënuesi i goli të parë, Xavi Alonso nga pika e bardhë e realizoi golin e nokautit për spanjollët.

Menjëherë reagon Franca, nëpërmjet Cabay, i cili godet fuqishëm nga distanca, por portieri me përvojë, Casillas dëbon topin në rivënie nga këndi.
Në minutën e 60-të, Debuchy kërcënoi kur me kokë gjuajti mbi portë. Më pas Fabregas ka mundur të ngrit rezultatin kur Xavi asistoi perfekt në zonë duke gjetur një korridor në mesin e futbollistëve mbrojtës të francezëve, por “gardiani” i portës së këtyre të fundit, Llorente me kohë lëshoi portën dhe në momentin vendimtar evitoi më të keqën nga rasti më i mirë i rivalëve.
Në 30 minutat e fundit të ndeshjes, pasoi reagimi i të dy përzgjedhësve. Blanc hodhi në fushë Menezin, për të shpejtuar sadopak sulmin. Ndërkaq Del Bosque inkuadroi Pedron e më pas edhe Torresin për të luajtur në kaptinën e fundit me një sulmues tipik. Kjo i solli kokëçarje francezëve pasi ishin më të rrezikuar nga aftësitë e një sulmuesi tipik. Në dhjetë minutat e fundit, Franca luajti të gjitha kartat duke futur në lojë edhe sulmuesin Giroud. Në gjysmëfinale, Spanja do të takohet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Ky takim do të pritet me interesim të madh pasi rivaliteti i këtyre vende është tejet interesante.

SHPËRNDAJE