Ndeshja kryesore e ditës së tretë të kampionatit evropian, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë, do të jetë ajo ndërmjet kampionit në fuqi, Spanjës dhe Italisë në kuadër të Grupit C. Spanjollët fuqinë e tyre e konfirmuan e dhe në kampionatin fundit botërorë, kur u shpallën kampion botëror, ndërkaq që në dy vitet e fundit kanë qenë vazhdimisht ën krye të ranglistës së FIFA-s për përfaqësuese. Spanja për dallim nga Italia që ka më shuam suksese në kampione botërore është më e favorizuar edhe në statistikat e së kaluarës. Spanjollët dy herë kishin ngritur lartë trofeun evropian, pos vitit 2008, ata të njëjtën gjë e kishin bërë edhe në vitin 1964. Italia të vetmin trofe evropian e kishte fituar katër vite më vonë, 1968, ndërkaq që edhe këtë herë nuk vlerësohen të jenë favorit kryesor për të triumfuar. Përfaqësuesja e tyre është duke u përtërirë, ndërkaq spanjollët bazohen kryesisht në lojtarët që i kanë pasur në dy evenimentet e fundit. Për shkak të lëndimeve mungojnë,.Puyol e Villa, por në mesin e tyre ende janë të fortët si Xavi, Iniseta, Torres, Busqutes Xavi Alonos, Casillas etj. Ndërkaq Italia në sulm do të mbështet tek italiani i natyralizuar, Balotelli derisa Rosi është lënduar ata presin më shumë nga Cassano, i rikthyer së fundi në fushë. Porta i besohet veteranit, Buffonit, ndërkaq në mesfushë pritet të një veteran tjetër, Prilo të jetë dirigjenti i skuadrës.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Casillas, Arbeloa, Ramos, Pique, Alba, Xabi Alonso, Busquets, Silva, Xavi, Iniesta, Torres.

Italia: Buffon, Bonucci, De Rossi, Chiellini, Maggio, Thiago Motta, Pirlo, Marchisio, Balzaretti, Balotelli, Cassano.

SHPËRNDAJE