Spahiu: PD e PS kanë ndarë vendin

Aleanca Kuq e Zi është tubuar masivisht sot në qytetin e Vlorës. Kanë qenë me mijëra pjesëmarrësit që e kanë pritur kreun e kësaj partie politike, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se pas 100 vitesh shtet shqiptar do të kemi një qeverisje kuqezi.
Gjatë fjalës së tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu denoncoi qeverinë, për të cilën tha se po punon me vepra kundër bashkimit kombëtar.
Duke e cilësuar Vlorën si një bastion të patriotizmit Kuqezi, Spahiu akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se kanë ndarë Shqipërinë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni