Sot, në orën 11:00, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi zhvillohet në selinë qendrore të PDK-së, thuhet në një njoftim të PDK-së të lëshuar pak më parë.

Ndryshe kryeministri Hashim Thaçi kishte dalë për ta pritur Haradinajn në aeroport një javë më parë pas lirimit të këtij të fundit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka nisur tash e disa ditë një seri takimesh me personalitetet politike në vend, kurse është shprehur pozitivisht rreth idesë për një koalicion me partinë e Hashim Thaçit, duke mos hezituar të deklarojë se pretendon edhe postin e shefit të ekzekutivit të vendit. Kështu edhe takimi i ditës së nesërme mund të jetë vendimtar rreth koalicionit të ardhëm qeveritar.

SHPËRNDAJE