Bujanoc, 23 dhjetor /AIK-Presheva-Jonë)


Sot (e enjte 23 dhjetor 2010) ne oret e mesdites (pikërisht në 13:00) në hotelin “Rozafa” të Bujanocit  mbahet tribuna e hapur me moton:

 

Mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet


Tribuna në fjalë është e organizuar nga BIRN në bashkëpunim me ambasadën britanike në rajon. Organizatorët i kanë dekalruar sot Agjencisë sonë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” se “qëllimi jonë është t’i mbledhim në një vend përfaqësuesit e mediave, institucioneve shtetërore, Këshillit Nacional, vëtëqeverisjeve lokale, orgniaztatave joqveritare (ONG) dhe asociacioneve tjera ndërkombëtare në mënyrë që ata të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi sfidat me të cilat mediat në gjuhën shqipe përballen, si dhe të shihen mundësitë për zgjidhjen e tyre nëpërmjet kornizave ekzistuese institucionale.”

Në këtë tubim mbi dialogun përballë insitucioneve, përpos mediave edhe përfaqësuesit lokalë do te marrin pjesë edhe liderë të partive, ato nga institucionet rajonale, përfshirë këtu edhe Këshillin Nacional të sapoformuar të shqiptarëve në Kosovën Lindore të prirë nga z.Galip Beqiri (kryetar)  të cilat organizma kanë rol të rëndësishëm në krijimin e kushteve për punë profesionale të mediave dhe informim në kohë të duhur të qytetarve në mënyrë kualitative dhe objektive.

 

Njëkohësisht kjo tryeze e hapur është një raast i mirë  sidomos për mbi nevojat e bashkësive lokale, të bëjë prezantimin e programeve dhe mekanizmave të cilat institucionet i kanë në dispozicion, të nis një dialog konstruktiv me qëllim të krijimit të një ambienti të favorshëm në skenën mediale në Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë. Gjate kesaj tribune ne Bujanoc sot do do të referojnë: z.Baki Rexhepi, kryetar i Grupit Punues për Media në Këshillin nacional të shqiptarëve: Rroli dhe strategjia e Këshillit Nacional.

 

Pastaj, para pjesëmarrësve  do të flasin edhe oratorë tjerë si Vukashin Obradoviq, kryetar i NUNS-it: Vështrim mbi gjendjen e mediave në Serbinë jugore nga këndi dhe perspektiva,Momçillo Gjuroviq, këshilltar në sektorin për media në ministrinë e kulturës: Mekanizmat për përkrahje të mediave në gjuhët e pakicave kombëtare, Goran Karaxhiq, RRA: Obligimet e mediave në kontekstin e strategjisë së re të mediave dhe procesit të ardhshëm të digjitalizimit, Dragana Sollomon, OSBE: Kushtet për media profesionale në gjuhët e pakicave kombëtare si të tjerë. Po ashtu, panelistët do të kenë në dispozicion dhjetë minuta secili për temat e tyre, dhe pas kësaj do të hapet debat me përfaqësuesit e mediave, vetëqeverisjet lokale, OJQ-të dhe qytetarët tjerë të cilët shfaqin interesim për këtë temë.

SHPËRNDAJE