Pas vendimit të GJYKATËS së APELIT të Departamentit për Krime Lufte në Beograd, të datës 7 Dhjetor 2011, për ANULIMIN e AKTGJYKIMIT të GJYKATËS së LARTË për Krime Lufte, i cili ishte shpallur më 21 Janar 2011 Gjykata e Qarkut në Beograd ka nisur sor seancën e aparë të ketij vitin kundër nëntë shqiptarve nga Presheva nën udhëheqjen e Kryetares së Trupit Gjykue Snezhana Nikoliq Garotiq, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 31 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Z.Orhan Rexhepi,kryetarit të LKSH-së, njëherit nënkyretari Kuvendit komunal të Preshevës sot nga beogradi i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë se”  në Beograd ka nisur seance e parë e rigjykimit ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës: Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008.

 

Do përkujtuar se nga kjo Gjykatë serbe  e Qarkut në Beograd ata u dënuan me 101 vjet heqje lirie, dënim të cilin GJYKATA e APELIT e anuloi me sugjerimin se fare nuk ishin marrur parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse, se dëshmitari kryesor i Prokurorisë, Bozhuri 50, kishte rënë në kundërshtim të plotë me fjalët e veta, se i njejti plotësisht ishte ngatërruar në data, në emra dhe në emërtimet e vendbanimeve..”

 

Kësaj radhe, sipaS z.Rexhepi, pas vendimit dhe sugjerimeve të qarta të kësaj Gjykate, gjithsesi në ndërlidhshmëri me pritjen e vendimeve të mëdha për rajonin e sidomos për Serbinë, do të duhet të kemi një shpresë më të madhe.

SHPËRNDAJE