Lorik Cana Sot, Lorik Cana kundër Rabotniçkit

Mesfushori kuqezi që u transferua te Lacio pak javë më parë, do të jetë titullar në ndeshjen kundër formacionit maqedonas

Rasti i madh për profesorin Lorik Cana. Sot kundër Rabotnicckit, shqiptari, që ka një passim të madh për historinë dhe arkeologjinë, do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Lacios. Për të ka shumë interes, edhe sepse pas Kloses dhe Sises, është padyshim, nga kurrikulumi dhe eksperienca, lojtari më i rëndësishëm i mbërritur te bardhekaltërit në merkaton e fundit. Deri më tani ka pasur pak mundësi që ta tregojë veten, por kundër maqedonasve do të jetë në fushë nga minuta e parë përkrah Matuzalemit. Për shqiptarin është një mundësi e dyfishtë duke parë edhe dëmtimin në shpatull të Brokit. Loriku mund të debutojë edhe në kampionat kundër Kievos përkrah Ledezmës.

Cana po përgatitet për sfidën europiane sikur të ishte përballë evenimentit më të madh të karrierës. Mjafton të mendosh se në Shkup, vetëm për ta parë atë në fushë, kishin ardhur mbi 300 tifozë, dhe kjo jo vetëm sepse ai është kapiteni i kombëtares Për popullin e tij, Loriku është një simbol i vërtetë, një lider dhe një udhëheqësh brenda dhe jashtë fushës. Sikundër Klose e Sise, edhe Loriku ka një eksperiencë të mirë europiane, thuajse 50 ndeshje të luajtura mes Champions League dhe Europa League, kështu që debutimi për të nuk do të jetë aq i tmerrshëm. Kërkon me cdo kusht që të bëjë një paraqitje të mirë, edhe sepse për të Roma është nje etapë e rëndësishme. Lacio ka qenë gjithnjë fati i tij. Pak për shqiponjën me dy kokë të bërë tatuazh në krahun e majtë, pak sepse mund të kishte mbërritur verën e shkuar, madje edhe një verë më përpara. Në katër vitet e fundit ka ndërruar katër skuadra: Marseja, Sandërlend, Gallatasaraji dhe Lacio. Dëshira e shqiptarit është që të stabilizohet në Itali për t’u kthyer një ditë në Shqipëri. Të luash për Lacion dhe të jetosh në një qytet si Roma, për të që ndjek në Universitetin e Tiranës fakultetin e arkeologjisë, është klumi, duke qenë se kur të heqë dorë nga futbolli do të merret me arkeologji.

Pasi përfundoi grubullimi në Auronzo, Cana u turr që të shikonte disa katakombe sepse është një pjesë e historisë së Romës që do ta njohë më mirë. Në kryeqytet ka qenë edhe herë të tjera. Një herë rikuperoi me mikun e tij Tare për 20 mijë euro statujën e Asklepit (monument i vjedhur në Shqipëri në vitin ’91 dhe i dalë në një ankand në Itali). Ka ndjekur një derbi Lacio-Roma të tre viteve më parë. Tani, pasionin mënjanë, objektivi është që të pushtojë Lacion dhe tifozët e saj. Ky është misioni i parë.

SHPËRNDAJE