Hëna blu në natën e fundit të gushtit. Kështu quhet hëna e plotë e muajit, një ngjarje astronomike tepër e rrallë, e cila ndodhë pasi kalendari i formuar nga 12 muajt e vitit nuk është kalibruar në mënyrë të përkryer për fazat hënore.

Hëna e dytë e plotë, fenomen i cili quhet “blue moon”, hëna blu nuk është në fakt ngjyra e vërtetë e hënës, por quhet kështu sepse është një shfaqje e rrallë.

I njëjti fenomen do të përsëritet sërish në fund të muajit korrik në vitin 2015, dhe mesatarisht hëna blu shfaqet çdo 2-7 vjet.

Shfaqja e fundit ka qenë në datën 31 dhjetor të vitit 2009 dhe ky fenomen është parë në Europë, Azi, Afrikë dhe në disa vende të Alaskës.

Hëna blu këtë vit do të shfaqet në datën 31 gusht rreth orës 15:58 minuta.

SHPËRNDAJE