Të shtunën mbrëma (sonte) do të bëhet errësimi i plotë i satelitit të vetëm të Tokës, Hënës, fenomen ky i cili do të përsëritet pas tri vjetësh.

Banorët e rajoneve perëndimore të SHBA-ve do të kenë rastin të shohin këtë fenomen, ndërsa pamja më e mirë do të duket nga Paqësori-Australia dhe pjesët e Azisë.

Ky është errësimi i dytë i plotë i hënës këtë vit. Hëna gjatë këtij fenomeni ndodhet në hijen më të thellë të Tokës dhe do të marrë ngjyrën e kuqe.

Errësimi i parë i Hënës ka ndodhur në qershor, ndërsa i ardhshmi pritet në vitin 2014.

SHPËRNDAJE