Sondazhet tregojnë se udhëheqja e Hollandit është ngushtuar në rreth pesë për qind, nga më shumë se 10 për qind që ishte më pare. Megjithatë, rezultatet sugjerojnë se Hollande ka të ngjarë të triumfojë.

Shifrat e sondazhit për Sarkozinë janë përmirësuar që nga debati I ashpër I së mërkurës ndërmjet dy kandidatëve.

Megjithatë, raportet thonë se Sarkozi mund të pësojë një humbje të freskët pasi kandidati presidencial I qendrës Fransua Bajrou, i cili fitoi nëntë për qind në raundin e parë, tha se planifikon të votojë për Hollandin.

Sarkozi dhe Holland janë në garë për të fituar votat e mbështetësve të kandidates së ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, e cila përfundoi e treta në raundin e parë.

SHPËRNDAJE