Ku e shofin qytetarët e këtyre tri komunave të nesërmen e tyre, në Kosovë apo Serbi ?…

Kjo anketë me qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës bëhet jo vetëm pse karta e OKB-së u garanton popujve autokton të drejtën për vetvendosje, por edhe për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe dilemave përballë këtij procesi si dhe deklaratave të fundit të liderëve politik të Luginës së Preshevës si dhe të OVL  të UCPMB-së, ish-komandantëve si dhe ish-luftëtarëve të UCPMB-së rreth dialogut dhe (mos) përfshrijes së cështjes shqiptare të Luginës së Preshevës në dialogun e filluar në Bruksell mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Disa Liderë të Luginës së Preshevës, nëse nuk e kanë pasur për marketing politik kanë pohuar se « Lugina e Preshevës duhet bashkuar më Kosovën», të tjerët flasin për bnjë « Autonomi territoriale dhe kulturore me të d rejtë bashkimi me Kosovën » ndërsa tash së fundit u dëgjua edhe kjo se « duhet rrespektuar reciprociteti i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pakicën serbe në Kosovë » ..dhe gjitha keto deklrata e hipoteza sollën që të dëgjojmë edhe zërin, vullnetin e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe  Medvegjë se ku e shofin ata të ardhmen e vendit të tyre në Kosovë apo Serbi.

Pra, për të realizuar ket sondazh redaksia e agjencisë sonë ka përgatitur një formullarë me ca pyetje për të ju i cili duhet plotësuar, ku anketuesit duhet t’i përgiigjen pyetjeve për statusin e ardhshëm të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pasi ta plotësoni formularin na e dërgoni atë në adresën e e-malit të redaksisë sonë: n [email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
 
Rezultatet e sondazhit në fjalë do të shpallen pas një jave, por vetëm me shifra (numra dhe përqindje) dhe jo me të dhënat e juaja identifikuese. Të drejtë plotësimi kanë të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, përvec atyre nën moshën 18 vjeqare dhe personaliteteve politike.

SHPËRNDAJE