SOFIA LOREN n flet per "Presheva Jone"

Gjeneve, 20 dhjetor (AIK-Presheva Jone)
Intervistë ekskluzive me yllin e kinemasë Sofia Lorenin per Agjencine informative Kombetare “Presheva Jone”. Sofia Loren: Shqiptarët, aktorë të mrekullueshëme shekullit…

Aktorja e mirënjohur botërore, Sofia Loren, fituese e çmimit Oskar, ka marrë pjesë në themelimin e një Fondacionit shëndetësor për t’i dalë në ndihmë sëmurëve në Qendrën Spitalore Universitare në Gjenevë. Ajo, konsiderohet si aktorja më e suksesshme italiane dhe gjithashtu simbol i bukurisë në botë.

Sofia Loren, përkundër moshës së shtyrë ajo ende është vitale dhe dinamike e angazhuar viteve të fundit në humanizëm duke ndihmuar gjeneratat e reja në jetën e aktrimit ashtu edhe në atë të shëndetësisë, sidomos fëmijëve në spitale të ndryshme botërore, në veçanti në ato mjedise të krizave apo rajone poskonliktuoze.

Gjatë takimit tonë me aktoren e madhe italiane, Loren, atë e pyetëm edhe për shqiptarët dhe ajo ishte e pasur mjaft me informacione si për zhvillimet kulturore, po ashtu edhe për zhvillimet tjera në Shqipëri e Kosovë, e cila per Agjencine tone Informative Kombetare “Presheva Jone” shprehu përshtypjet për zhvillimet e mbara në rajon. Duke folur për artistët ndërkombëtarë, ajo deklaroi se “shqiptarët kanë dëshmuar se janë aktorë të shkëlqyeshëm si në filmat vendor ashtu edhe në kinematografinë botërore…”

Meqenëse vizita e saj në Gjenevë ishte e natyrës humanitare në sferën e shëndetësisë, Sofia Loren në këtë drejtim për AIK “Presheva Jone” dha një mesazh të qartë drejtuar shtetit shqiptar duke shtuar se “Shqipëria, sikur edhe vendet tjera në botë, do të ishte mirë t’i përkushtohen më shumë shëndetësisë, sidomos në shëndetin e fëmijëve, përmirësimit të kushteve në spitale, sepse fëmijët janë e ardhmja e çdo kombi … “Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë”, u shpreh Loren.

Nuk mund të siguroj askush, nëse Loren ka hyrë në kujtesën ndërkombëtare më shumë për talentin apo për format e saj ndjellëse. Ky dyshim e ka shoqëruar artisten që në fillimet e karrierës së saj, kur prodhuesi kinematografik Carlo Ponti, megjithëse shumë vite më i madh në moshë se ajo, i ofroi të martoheshin.

Karriera e një ylli

Sa i përket karrierës së Lorenit, dihet që e vogël ajo spikati në kinema, në fund të viteve ’50, fama e yllit kishte filluar të ngrihej në Hollivud me filmat si “Boy on a Dolphin” dhe “Pride and the Passion” në vitin 1957, në të cilin ishte përkrah aktorit kryesor Cary Grant dhe Frank Sinatra. Grant, ra aq shumë në dashuri të çmendur me Loren sa i kërkoi martesë, pavarësisht besnikërisë së saj ndaj Carlos dhe lidhjes së tij me aktoren dhe shkrimtaren Betsy Drake. Loren refuzoi. Sofia Loren u bë edhe më yll i madh në skenën botërore me një kontratë prej pesë fotosh me “Paramount Pictures”. Filmat më të njohur të saj gjatë këtyre viteve kanë qenë: “Desire under the Elms” me Anthony Perkins e bazuar në dramën e Eugene O’Neill; “Houseboat” një komedi romantike në rol kryesor përkrah Grant; dhe fimi “Heller in Pink Tights” nga George Cukor, në të cilin ajo u shfaq si bionde për herë të parë.

Në vitin 1960, performanca e shkëlqyer e Sofias në filmin “Dy gra” të Vittorio De Sica, i dha shumë çmime duke përfshirë festivalet e filmit të Cannes, Venecias dhe Berlinit. Ajo u vlerësua edhe me çmimin si aktorja më e mirë, çmimi i parë madhor Academy për një performacë në gjuhën joangleze. Në fillim historia e zymtë dhe heroike e një nëne dhe vajzës së saj, të cilat mbijetojnë në një Itali të shkatërruar nga lufta, mendohej të përbëhej nga Anna Magnani, si nëna dhe Sofia si vajza e saj. Më pas, skenari u rishkrua, duke e vendosur Sofian në vend të nënës dhe Annan në vend të vajzës. Gjatë viteve ’60, Loren ishte një nga aktoret më të famshme të botës, ajo vazhdoi për një kohë të gjatë të xhironte filma në SHBA dhe Evropë. Në vitin 1964, karriera e saj arriti kulmin kur asaj iu ofruan 1 milion dollarë për të luajtur në filmin “Rënia e Perandorisë Romake”.

Paralel me karrierën në kinema Sofia Loren nuk e la mangët këngën, ajo ka regjistruar disa këngë përgjatë karrierës së saj, duke përfshirë një album me këngë komike me Peter Sellers, i cili u bë best-seller. Në vitin 1980, Loren portretizoi veten dhe nënën e saj në një lloj adaptimi të autobiografisë së saj. Aktoret Ritza Brown dhe Chiara Ferrat luajtën Loren në moshat më të vogla. Në vitin 1982, ajo kaloi 18 ditë në burg në Itali për mospagim taksash, një fakt i cili nuk e dëmtoi karrierën dhe popullaritetin e saj. Ndërsa, në moshën 60-vjeçare Loren u bë mjaft selektive për sa i përket zgjedhjes së roleve të saj dhe filmave ku do të merrte pjesë, gjithashtu u bë imazhi në disa fusha të biznesit si p.sh., libra kuzhine, syze, bizhuteri dhe parfume.

Loren, në moshën 72-vjeçare, u shfaq në Kalendarin 2007, Pirelli të titulluar “Një krevat dhe 5 histori” bashkë më Hillary Swank, Penelope Cruiz, Naomi Watts dhe Lou Duillon. Loren është një tifoze e çmendur e skuadrës së Napolit S.S.C. Në maj 2007, kur skuadra e saj arriti në vend të tretë të Serisë B ajo deklaroi tek “La Gazzetta dello Sport” se do të bënte një striptiz nëse skuadra do të arrinte të kualifikohej në Serinë A për sezonin ’07-’08. “Tifozët kanë pasionin e duhur, qyteti e meriton shpërblimin”, tha ajo. Edhe pse ata arritën të kualifikoheshin në Serinë A, Loren nuk e bëri striptizin

Kjo është Sofia Loren, aktorja e madhe, diva ndërkombëtare, gruaja sekrete, nëna krenare e dy fëmijëve të suksesshëm. Këtë herë, Loren është protagonistja e filmit “Nine”, marrë nga “musical”-i i Frederiko Felinit “Tetë e gjysmë”, i cili u shfaq në skenë në vitin 1982.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni