Sneider lavdron veten dhe ekipin

Wesley Sneijder thotë se forma e tij, si dhe e ekipit të tij, Interit, po rikthehen në nivelet më të larta.

Që nga rikthimi nga lëndimi Sneijder ka shënuar katër gola në shtatë ndeshjet e fundit për klubin dhe vendin e tij.

“Leonardo ka thënë se unë mund të shënoj 12 gola në pjesën e dytë të sezonit. Deri tash kam tre [për Interin]. Ne luajtëm mirë kundër Bayern Munich pa merituar humbjen. Sigurisht nëse ne luajmë ashtu siç luajtëm ndaj Sampdoria, gjithçka do të shkojë mirë”.

“Ne jemi aty dhe do të luftojmë deri në fund në të gjitha frontet. Por ne do t’i bëjmë kalkulimet në fund, vetëm në fund. Ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Sneijde


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni