Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk, ka caktuar zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të pasojnë rrëzimin e qeverisë, që ndodhi këtë muaj.

Turk tha se do të shpërndajë Parlamentin më 21 tetor, për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve më 4 dhjetor.

Votimet janë të parat të parakohshme në Slloveni, prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1991.

SHPËRNDAJE