"SKENDERBEU" 51 vjecar i Preshevës nxori 51 doktorë shkencash dhe magjistra

Në këtë manifestim u ndan mirënjohje për drejtorët të cilët kaluan nëpër këtë shkollë si Hasan Hajrullahu , Mustafë Selimi , Zeqirja Fazliu , Abedin Selimi , Riza Halimi , Vaxhid Nuredini , Nazmi Jashari, Rafet Murtezi , Abdurrahman Emërllahu , Abdurrahman Zulfiu dhe Burhan Ahmeti, njofton RTP.

 

2 mars 1961 vuri themelet e arsimit në Preshevë pasi atë kohë u hap Gjimnazi “SKËNDERBEU “. Gjatë vitit 1961 për herë të parë në bankat shkollore u ulën 81nxënës shqiptarë e në mesin e tyre 11 femra. Ndërkaq nga ajo ditë e deri më sot në gjimnazi Skënderbeu kanë vijuar mësimet 14 768 nxënës, prej tyre 13026 shqiptarë.

E Sot kjo shkollë festoi 50 vjetorin e ekzistimit të këtij institucioni arsimorë. Fillimisht manifestimi filloi nga oborri I shkollës ku para një numri të madh nxënësish dhe mësimdhënës, drejtori I gjimnazit Abdurrahma Zulfiu para bustit të Skënderbeut vuri kurore lulesh.

Ndërkaq manifestimi vazhdoi në shtëpinë e kulturës ku ishte përgatitur një program kulturo – artistik. Me një minutë heshtje u nderuan 42 punëtorët të cilët më nuk janë në mesin tonë. Më pas gjithë të pranishmit I përshëndeti drejtori I gjimnazit “SKËNDERBEU “ Abdurrahman Zulfiu I cili shfletoi historiatin e gjimnazit. Drejtori Zulfiu gjithashtu përmendi edhe kuadrot e parë të asaj kohe, sidomos ato femra që sot kanë pozita të rëndësishme në vendet ku jetojnë. Në këtë manifestim u ndan mirënjohje për drejtorët të cilët kaluan nëpër këtë shkollë si Hasan Hajrullahu , Mustafë Selimi , Zeqirja Fazliu , Abedin Selimi , Riza Halimi , Vaxhid Nuredini , Nazmi Jashari, Rafet Murtezi , Abdurrahman Emërllahu , Abdurrahman Zulfiu dhe Burhan Ahmeti. Po ashtu u ndan mirënjohje për punëtorët në pension, për klasat më të mira, për nxënësin më të mirë dhe një sërë mirënjohjesh për nxënës dhe mësimdhënës që kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin për gjimnazin Skënderbeu. Vlen të theksohet se programi ka qenë i pasur me poezi , këngë korale, këngë dedikuar mëmëdheut dhe valle popullore. Në fund u tha se ky tempull i diturisë ka nxjerrë kuadro të shquara si në arsim, shkencë, mjekësi, ekonomi teknikë dhe lëmi të tjera.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni