skterzaaLozanë, 26 tetor  -Një grup i shoqatave shqiptare në Lozanë te prire nga Gjergj Prenkoçaj, Ibrahim Syla, Sabri Alidemaj etj jane të angazhuar të ngrisin një monument në kujtim të Shënjtores Terza qytetit të Lozanës  Por, procesi duket të jetë  i vështirë, ka deklaruar  për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer z.Gjergj Prenkoçaj njeri nga iniciatoret e këtij projekti që lidhë edhe me shumë popullin shqiptarë dhe zviceran.

 

Gjergj Prenkocaj: Shenjtorja Tereza, njer humaniste ur elidhes jo vetëm mes shqitarëve, por edhe me popuilliu zviceran

gjerjgjg

Gjergj Prenkocaj: Shenjtorja Tereza, një humaniste urëlidhëse jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe me popullit zviceran

Shenjtorja Tereza e cila u shpall e shenjtë më 4 shtator, është një simbol universal, një mesazh i paqes, është një urë lidhëse jo vetëm mes neve shqiptarëve, por edhe  me popullin zviceran, thotë në vazhdim  Prenkoçaj.

Busti i Shenjtores Tereza është në projekt që të vendoset në pjesën e jashtme të Bazilikës, pikërisht përballë Muzeut Olimpik ndërkombëtar, aty buzë liqenit ne Lozanë.

Për iniciativën e ngritjes së bustit të Shenjtores Tereza në Lozanë kanë shkruar edhe gazetat zvicerane.

Me këtë mund të thuhet se heroi ynë kombëtar në Gjenevë  “Skëndërbeu” se shpejti nuk do jete i vetëm (me bustin e ngritur 1 nëntor 1997 nga prof. Astrit Leka, kryetar i shoqatës ndërkombëtare Solidest), i shoqëruar nga motra e tij shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.

Kështu, Zvicra me “emigrantët” Skëndërbeun dhe Gonxhe Bojaxhiun bëhet me 300.002 shqiptarë, shkruan “Presheva jonë” nga Zvicra.

E gjithë kjo filloi në mars, kur Papa Francis shpalli kanonizimin e murgeshës shqiptare. Prenkoçaj, një katolik me qëndrim në Zvicër për 25 vjet, i vuri vetes si qëllim të shënojë këtë shenjtërim edhe në rrethinën e vendit pritës. Me disa shoqata, ai mblodhi fondet dhe gdhendi një statujë bronzi të zonjës që gëzoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, dhe këtë për t’ia ofruar qytetit të Lozanës.

“Ju kujtojmë se një nga Kishat në Lozanë me emrin Notre-Dame ka një sallë me emrin e shenjtores sonë “Nënë Tereza”.

Dhe kjo bashkë me shumë elemente tjera ka bërë që ne i kemi propozuar autoriteteve zvicerane të Kantonit Vaud, pikërisht  Këshillit të famullisë së kishës Notre-Dame” thotë Gjergj Prenkoçaj.

Ajo do të kishte qenë e përkryer po të ishte vendosur në pjesën e jashtme të Bazilikës, pikërisht perballë muzeut Olimpik ndërkombëtar, aty buze liqenit.

Por Ibrahim Syla. me besim mysliman, është një veprimtar (LDK) tjetër iniciator për ngritjen e këtij busti ne qytetin e humanistit dhe diplomatit te njohur zvicerane Jean-Pascal Delamuraz.

Dhe do theksuar se humanistja jone shenjtorja Tereza nuk është vetëm e shqiptarëve, por edhe e zviceranëve, amerikanëve, italianëve, francezëve, madje edhe e indianëve e afrikanëve.

Unë shpresoj se statuja e Nënë Terezës do të gjejë një vend pranë një kishe, por jashtë, në mënyrë që të mbetet në dispozicion për të gjithë. Sepse, ky projekt thekson gjithashtu dialogun ndërfetar.

SHPËRNDAJE