Skënderbe , o Skënderbe

Skënderbe , o Skënderbe
pa më thuaj si më je, çfarë po ngjet
vite shekuj kështu me ne.
hape varrin dhe shiko edhe njëherë
tuajin komb edhe atdhe ,
Skënderbe , o Skënderbe ,
ti dhe tjerët legjenadarë
na keni lër pas histori edhe atdhe,
kush po i sjell dhimbje , vuajtje
edhe përqarje tash për ne.
robëritë i mundëm bashkë
trimërisht sa më s’ka ju dhe ne,
kush ka fajin tani për komb atdhe,
që të ndarë ende jemi ne.
Skënderbe , o Skënderbe
krye legjendar për komb atdhe
lute Zotin ti për ne, tok njëherë
le të bëhen komb -atdhe,
tek atëherë do të jemi ,
më të lumtur bashkë ju dhe ne,
Shqipëri nëna jonë do të jëtë
parajsë jetë për ju dhe ne.
Autor : Ilmi Tahiri
Më : 02. 04. 2016 . Podujevë

SHPËRNDAJE