Familjarëve  dhe nën-Kryetarit të KK të Preshevës Orhan Rexhepit nuk iu lejua hyrja në sallën e Gjykatës për nje ndjekur procesin e rifilluar kundër nëntë shqiptarëve nga Presheva, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Seancat e radhës u caktua për 13 dhe 22 Shkurt 2012…Për këtë incident dhe skandal diskriminues të autoriteve serbe do të njoftohe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (CICR) në Gjenevë dhe organizatat tjera botërore.

 

Beogard, 1 shkurt / AIK-presheva Jonë

Dje,  siq kemi njoftuar në Gjyqin e Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, është dashur të fillojë RIGJYKIMI kundër nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me sugjerimin për një Gjyq të ri. Por, Trupi Gjykues me në krye Gjykatësen Snezhana Nikoliq Garotiq menjiherë filloi me manovrime,ka njoftuar sot z.Orhan Rexhepi (LKSH) nënkryetar i Kuvendit komunal të Preshevës agjencinë informative “Presheva Jonë”  i cili dje qëndroi në Beograd me disa ndërkombëtar për të ndjkeur kët proces të montuar potik në kryeqytetin serbë. 

“Së pari ishte shkelur rregulli ligjor i lajmërimeve në tabelën zyrtare, ku në vend të tetë, lajmërimi ishte bërë vetëm një ditë më parë, e dyta, familjarëve  dhe nën-Kryetarit të KK të Preshevës Orhan Rexhepit nuk iu lejua hyrja në sallën e Gjykatës, e treta ishte arsyeja banale e ndarjes apo jo të lëndës në dy pjesë dhe e katërta, sekuenca provokative e zëvendës-Prokurorit Mioljub Vitoroviq në shprehje të ngushllimeve Selimon Sadikut për vajzën e tij të vdekur kohë më parë, deri aty sa edhe i fshiu kinse lotët që po i pikonin, dhe pastaj fjalia e tij se në këtë rast duhet të kemi mirëkuptim sepse jemi të një gjaku, në çka reagoi menjëherë AGUSH MEMISHI duke ia kthyer se me pretendimin e të qenurit të një gjaku, Rigjykimi që po fillon duhet të jetë plotësisht i drejtë e jo si ai i pari..” njoftohet nga një komunikatë e leshuar nga LKSH, kuz z.Rexhepi ka njoftuar agjencinë se për këtë incident dhe skandal diskriminues të autoriteve serbe do të njoftohet Kryqi i Kuq Ndërkombëtar  (CICR) në Gjenevë dhe organizatat tjera botërore.

Nëntë Shqiptarët nga Presheva akuzohen për Krime Lufte, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun. Këto “krime” u paskan kryer nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999.. Seancat e radhës u caktuan për datat 13 dhe 22 Shkurt 2012

SHPËRNDAJE