largea_287091404809228Whelan dyshohet se është në krye të një organizate që ka realizuar shitjen e paligjshme të biletave për botërorin.

Policia braziliane bëri të ditur se ka arrestuar Ray Whelan, një nga drejtorët e Match Hospitality, agjensi e autorizuar ekskluzivisht nga FIFA për shitjen e biletave ‘VIP’, për ndeshjet e botërorit të futbollit në Brazil. Whelan dyshohet se është në krye të një organizate që ka realizuar shitjen e paligjshme të biletave për botërorin.

Whelan u arrestua në Copacabana Palace, hotel luksoz i Rio De Janeiro, fillimisht hetuesit mendonin se në krye të organizatës ishte franko-algjeriani Mohamadou Lamine Fofana, që në të vërtetë është krahu i djathtë i Whelan. Organizata është aktive që nga botërori i 2002, besohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme 1000 bileta me një cmim mesatar prej 1000 eurosh secila.

Agjensia Match Hospitality nuk është pjesë e Fifas, por është e lidhur ngushtësisht me organizmin që qeveris futbollin botëror, e madje kishte marrë konçesionin e biletave edhe për botërorin e vititi 2018 dhe atë të 2022. Mes aksionerëve të shoqërisë zvicerane është dhe Infront Sports and Media, e drejtuar nga Philippe Blatter, nipi i Sepp Blatter. Gjithshka ndodhi pas lajmërimit të mundësisë që biletat e ndeshjeve të Kupës së Botës që janë shitur në treg të zi mund të anulohen, e kishte bërë të ditër dicka të tillë vetë Match Hospitality. Ne vecanti agjensia informoi se kishte anuluar të gjitha biletat e blera nga Atlanta Sportif, kompani në pronësi të franko-alegjerianit Mohamadou Lamine Fofana, i cili ishte arrestuar që javën e kaluar. Kompania e Fofana kishte blerë 105 paketa biletash Vip për 7 takime për një vlerë totale prej 121 750 dollarësh.

SHPËRNDAJE