Ditëve të fundit në adresat elektronike të të gjithë mediave është shpërndarë një material i emërtuar si “Korrupsioni në RTK” nga adresa anonime. Në këtë material, në të cilin thuhet se është shkruar nga një punëtor i vjetër i RTK-së, i cili ka dashur të mbetet anonim, ofrohen materiale faktike sesi menaxhmenti dhe një pjesë tjetër e stafit të RTK-së është i përfshirë në keqpërdorime.

Njeriu kryesor i përfshirë në këto keqpërdorime përmendet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, i cili sipas këtij personi, ka keqpërdorur mjete nga pagesat e produksioneve të jashtme e që gjashtë nga emisionet që i shiten RTK-së thotë se janë pjesë e kompanisë “ProMedia”, që pretendohet se është e Shalës.

Siç shkruan e përditshmja “Zëri”, bashkëpunëtorë në këto projekte janë edhe Ridvan Berisha, Gazmend Elshani dhe Fisnik Dërguti. Përkundër përpjekjeve të shumta redaksia e “Zërit” nuk ka mundur ta kontaktojë Shalën. Ndërsa Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e ka quajtur këtë e-mail shantazh për përfitime personale.

“Fatkeqësisht në shoqërinë tonë përmes e-maileve anonimë njerëzit mundohen të përfitojnë, duke shantazhuar individë të caktuar në RTK. SPERTK muajt e kaluar publikisht përmes konferencave dhe komunikatave për media ka kundërshtuar vazhdimin e kontratave të nënshkruara nga personat e autorizuar në RTK, me producentë të jashtëm, duke konsideruar se ato e rëndojnë buxhetin e RTK-së. Sipas informatave që kemi shumica e këtyre kontratave janë ndërprerë”, ka thënë Naser Thaçi nga kjo sindikatë.

Në vitin 2010, RTK për produksione të jashtme kishte paguar pak më shumë se 200 mijë euro. Me ligj RTK është e obliguar që 15 deri në 20 për qind të programit ta mbulojë me produksione të jashtme. Rrjedhimisht, për këto produksione i duhet t’i shpenzojë 15-20 përqind të buxhetit që sillet diku 8-9 milionë euro.

Në vitin 2011, transmetuesi publik kishte përzgjedhur 10 produksione të jashtme. Në këtë vit ishin transmetuar edhe këto 6 produksionet tjera, por nuk dihet se sa mjete janë shpenzuar për të gjitha.

Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës të deputetëve, në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama, ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së për keqpërdorime të shumta të buxhetit. Sipas Lamës, në RTK janë bërë keqpërdorime të mëdha të parave. Ajo ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për të mbikëqyrur financat në RTK

 

Skandal pas skandali, lojë me pare…RTK nën hetime ?

Në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë pyetjeve paralamentare është kërkuar edhe hetim parlamentar për Radio Televizionin e Kosovës.

Këreksa ka ardhur nga deputetja e Lëvizjës VETËVENDOSJE! Alma Lama e cila ka folur për raportin e auditimit të këtij televizioni publik dhe një e-mail që ka qarkulluar në listën e gazetarëve të premtën.

E-mail fliste për korrupsion e keqpërdorime të mëdha në këtë television. Alma Lama ka thënë se do t’u dërgojë deputetëvë në e-mail të gjitha materailet për të cialt ka folur.

Seanca po vazhdon me temën për privatizimin e ndërmarrjeve publike./indeksonline/

SHPËRNDAJE