Situatë e nxehtë në Veri të Vendit. Serbët siulmojnë KFOR-in dhe shqiptarët

Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për mediet, zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në Kosovë, Kai Gudenoge.“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

Në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, rreth orës 13:10 min, kanë nisur të shtënat me armë zjarri.

“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

Mediet dhe zyrtarët në Serbi raportojnë edhe për civilë të plagosur, por këto njoftime nuk janë konfirmuar.
* * * * * * *
Shkon në 17 numri i serbëve të plagosur

Njoftimet nga terreni tregojnë se nga kundërpërgjigja e forcave të KFOR-it ndaj ekstremistëve serbë, deri tani janë plagosur 17 serbë, prej tyre 7 janë në gjendje kritike. Ndërsa nga forcat e KFOR-it ende nuk ka dhënë të reja përveç raportimit të mëhershëm për katër ushtarë të plagosur.

Duhet theksuar se forcat e KFOR-it janë dukë shtënë vetëm në vetëmbrojtje, pasi që ekstremistët serbë po sulmojnë më armë zjarri ushtarët në pikën kufitare në Jarinje.

Ndërkaq KFOR-i që nga mëngjesi ka arrestuar disa persona, të cilët shfrytëzonin rrugën alternative pranë Jarinjes. Ne mesin e të arrestuarve është edhe kryeshefi i Mbrojtjes Territoriale në Leposaviq, Radomir Bogdanoviq, i cili së bashku me të tjerët ende po mbahet i arrestuar.

* * * * * * *

Njoftohet për 6 serbë të lënduar

Mediet serbe njoftojnë se në Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës janë transportuar gjashtë qytetarë të lënduar kur ushtarët e KF0R-it shtien me plumba gome ndaj masës së tubuar në vendkalimin Jarinëe. Nuk dihet se për çfarë plagësh bëhet fjalë.

Sipas agjencive serbe të lajmeve nga vendi i ngjarjes përleshjet filluan pasi që një kamion u soll para telave me gjemba, me të cilët ushtarët e KF0R-i kishin bllokuar rrugën drejt Serbisë.

Ushtarët paralajmëruan serbët që të heqin kamionin, por ata me gurë kanë gjuajtur në drejtim të ushtarëve të KF0R-it, ndërsa ata ua kanë kthyer me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.

* * * * *
Të shtëna armësh në veri të Kosovës

Në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë në veri të Kosovës, rreth orës 13:10 min, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka konfirmuar për mediet, zëdhënësi i forcave paqeruajtëse Kai Gudenoge.

“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni