Siria, testoi armët kimike në Shqipëri në vitin 1978-s VIDEO

Regjimi i Assadit në Siri dyshohet se ka përdorur Zarin-a, një nga lëndët helmuese luftarake nga më të rrezikshmet e ndaluar rreptësisht nga Konventat Ndërkombëtare ndaj popullsisë civile.

Dyshimi hidhet nga Qemal Poçi është Doktor i Shkencave Toksikologji-Veterinari, Profesor i asociiuar, i cili në një intervistë për ‘Dita’-n, tregon edhe disa eksperimente që ai ka drejtuar kryesisht në 1978 në Shqipëri ku është përdorur kjo lëndë për testime.

Ai shpjegon edhe përdorimin e Zarin-it në frontin e luftës, pasojat dhe mënyrën e identifikimit të saj në terren nga ekspertët e OKB-së, pasi sipas tij, ‘gjurmët e një masakre të tillë, nuk mund të fshihen’…

“Për mendimin tim, në Siri është përdorur armë kimike, si njëra nga armët e dëmtimit në masë… Dihet se prodhimi i armëve të dëmtimit në masë (kimike, biologjike, termobërthamore), me konventë ndërkombëtare është i ndaluar. Këtë konventë e kanë firmosur të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë dhe shtetet kryesore që i kanë këto rezerva në sasi të konsiderueshme. Për mendimin tim, në Siri është përdorur grupi i lëndëve helmuese luftarake neuro-paralitike, ose siç quhen ndryshe, gaze nervore” shprehet Poçi.