Fuqitë botërore mblidhen sot në selinë e Kombeve të Bashkuara, për të ndjekur fillimin e sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme.

Në mesin e folësve të sotëm është presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, si dhe ai i Francës, Francois Hollande.

Në prag të Asamblesë, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ka dënuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për, siç ka thënë, mbrojtjen e kokave bërthamore të Izraelit.

Ky i fundit dyshohet se posedon arsenal bërthamor, ndonëse refuzon të zbulojë ndonjë aftësi në këtë drejtim.

Deklarata e Ahmadinejadit ka bërë që delegacioni izraelit të braktisë seancën speciale të Kombeve të Bashkuara për sundimin e ligjit.

Udhëheqësi iranian ka akuzuar po ashtu Këshillin e Sigurimit se përdor kartën e OKB-së për të justifikuar heshtjen mbi filmin anti-islamik, i cili ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane.

“Profetët hyjnorë dhe fetë qiellore, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e njerëzimit, duhet të respektohen nga ligji në të gjitha shoqëritë, në mënyrë që të shmangen konfliktet që çojnë në luftë, urrejtje dhe armiqësi në mes të qenieve njerëzore”, ka thënë Ahmadinejad.

Më herët, ai u ka deklaruar gazetarëve se Irani është i gatshëm të mbrohet vetë nga sulmet eventuale të Izraelit, duke thënë se shteti hebre “nuk ka rrënjë në Lindjen e Mesme dhe do të eliminohet”.

Prania e Ahmadinejadit në New York ka shkaktuar edhe protesta.

“Jemi këtu për të protestuar praninë e Ahmadinejadit dhe të delegacionit iranian në Nju Jork, si dhe për të protestuar vendimin e hotelit ‘Warwick” për të strehuar delegacionin”, ka thënë David Ibsen, drejtor ekzekutiv i organizatës “Të bashkuar kundër Iranit bërthamor”, njëherësh organizatore e protestës.

Në sesionet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara, komentet anti-perëndimore të Ahmadinejadit kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar, ashtu si edhe aktiviteti i tij bërthamor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka paralajmëruar Ahmadinejadin për rreziqet e retorikës nxitëse, gjatë takimit të tyre të fundit në New York.

Në sesionin e Kombeve të Bashkuara për sundimin e ligjit, Ban ka thënë se ligji duhet të përdoret si bazë për zgjidhjen paqësore të konflikteve.

“Trupi më i gjerë i së drejtës ndërkombëtare, i zhvilluar në Kombet e Bashkuara, i jep komunitetit ndërkombëtar një bazë për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktet, si dhe për të siguruar se nuk ka rikthim të luftimeve”, ka thënë Ban.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili është president i radhës i Këshillit të Sigurimit, ka thënë se ky i fundit duhet të konfirmojë zbatimin me kujdes të sanksioneve.

“Sanksionet mbeten një mjet i rëndësishëm në mbajtjen dhe rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Këshilli ka theksuar nevojën për të siguruar se sanksionet zbatohen dhe janë në mbështetje të objektivave të qarta, me qëllim minimizimin e pasojave të mundshme negative”, ka thënë Westerwelle.

Irani është njëri nga vendet që ka sanksionuar Këshilli i Sigurimit për shkak të programit të tij bërthamor. Perëndimi dyshon se Republika Islamike ka për qëllim krijimin e armëve atomike, por Teherani mohon pretendimet.

OKB: Delegacioni nga Prishtina në AP në Nju Jork përfaqëson autoritetin e Kosovës

Për dallim nga vitet e kaluara prezenca e Kosovës në pinimet e Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është më e qartësuar, deris parë bëhej zhurmë se kosva përfaqësohet herë nën ombrellën e UNIK-ut, ELEX-it  e herë me ylli (fusnotë) e herë pa të. «Delegacioni, përgjegjësit  nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të përfaqësojnë  autoritetetin e  Kosovës.” Ka deklaruar z. Jérôme Bernard zëdhënës i OKB-së i pyxetur nga agjencia « Presheva jonë » rreth prezencës së delegacionit kosovar në samitin e Asamblesë së Përgjithshme.

 

Pallati i Kombeve, 22 shtator

 

 

Asambleja e Përgjithshme 193 anëtarëshe në pjesën tjetër të javës do të përgatitet për debatin e përgjithshëm që fillon më 24 shtator, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë ketu edhe dy delegacione, përafaqësues nga kreu shtetëror nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, raporton nga OKB agjencia informative « Presheva Jonë ».

 

Sesionit  i 67-in me radhë i Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin vjetor, me presidentin e ri Vuk Jeremiq i cili ndër tjera ka pohuar se « Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës… »

 

Punimet do të vazhdojnë deri më 30 shtator gjatë së silës kohë Asamblesë i drejtohen liderët e pothuaj të gjitha vendeve. Ata do të paraqesin qëndrimet e tyre për agjendën e sivjeme, por edhe të çështjeve që vendet e tyre i konsiderojnë të rëndësishme.
Delegacionin amerikan do ta udhëheqin presidenti Barack Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.   Edhe këtë vit Kosovën do ta përfaqësojnë presidenca dhe krerët e qeverisë së Kosovës, por jo si vite më parë nën ombrellën e OKB-së (UNMIK) apo EULEX apo si Kosovë me yll apo pa yll (fusnotë).

 

I pyetur rreth prezencës së delagcionin nga Kosova në punimet e sijeme të sesionit të AP-së të kombeve të Bashkuara z. Jérôme Bernard, zëdhënës i OKB-së për agejncinë informative kombëtare « Presheva jonë » është përgjigjur se «delegacioni, përgjjgësit  nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të përfaqësojnë  autoritetetin e  Kosovës.”

 

T’ju përkujtoj se para Asamblesësë Përgjithshme, shefit të OKB-së ban Ki-Moon ka takur kryeminsitrin e  Kosovës Hashim Thaci,  ku temë bisede kanë pasur situata aktuale, avancimi i proceseve demokartike dhe të drerjtat e njeriut,  ka pohuar në vazhdim z.Bernard

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin e 67-të vjetor, derisa presidenti i ri Vuk Jeremiq ka thënë se Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës. Megjithatë, ish kryediplomati i Serbisë ka shprehur bindjen se organizata mbetet e rëndësishme në “adresimin e nevojave në rritje të njerëzimit”. Ai ka thënë se do të kërkojë mjete paqësore për të zgjidhur kontestet ndërkombëtare. Ish shefi i diplomacisë serbe është përpjekur, por pa sukses, në pengimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë njihet si shtet nga rreth 90 vende, por jo edhe nga OKB-ja.

 

SHPËRNDAJE