DRJETPËRSËDREJTI NGA MAQEDONIA

                / Nefail MALIQI / 

Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni deri në orën 17:00 rezulton shumë e ulët në krahasim me pjesëmarrjen e maqedonasve.

Shkup, 5 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Mbi 60% e qytetarëve të Maqedonisë nga 1.8 milionë me të drejtë vote kanë votuar në rreth 3 000 qendrat e votimit në të gjithë vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet parlamentare për 123 vende në Kuvend janë monitoruar nga 3 500 vëzhgues vendas dhe 330 ndërkombëtarë. Drejtori i misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve, Janez Lenarçiç deklaroi se procesi i votimit shkoi pa probleme. Në bazë të sondazheve pritet të shumicën e vendeve në parlament t’i fitojë VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit. Por nuk do të ketë numrat e nevojshme për të qeverisur. Kështu do të jetë përsëri një prej dy partive kryesore shqiptare e cila do të luaj rolin e “ngjitjes në front”. Bëhet fjalë për një garë mes BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti dhe PDSh drejtuar Menduh Thaçi.  Sipas rezultateve paraprake që i transmetoi televizioni Alsat-m, nga gjithsej 33 për qind e votave të numëruara deri tashti, VMRO-DPMNE ka fituar mbi 41 për qind të votave të zgjedhësve që kanë votuar, kurse partia e dytë maqedonase LSDM deri tashti ka rreth 34 për qind të votave të numëruara.  Nga subjektet politike shqiptare, ndërkaq, BDI-ja ka fituar gati 10 për qind të votave, kurse PDH-ja më pak se 5 për qind.

Si tha në një konferencë për gazetarë në Tetovë para pak çastesh zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja, rezultatet flasin për një fitore dhe dëshmi se partia e saj është absolutisht partia e parë ndër subjektet shqiptare ë Maqedoni. Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni deri në orën 17:00 rezulton shumë e ulët në krahasim me pjesëmarrjen e maqedonasve. Sipas rezultateve të Komisioneve Komunale deri në ora 17.00, në zonat shqiptare ka përqindje të vogël të votuesve që varijon nga 30- 40 % derisa në zonat e banuara me popullsi maqedonase në votime kanë kaluar mbi 60 %. Në rajonin e Tetovës pjesëmarrja e votuesve është në nivelin e 40 %, Gostivar mbi 30% dhe në Dibër 36 %. Në rang kombëtar, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni bën të ditur se deri në orë 15:30 kanë votuar 35.8% e votuesve. Sipas të dhënave të KSHZ-së të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 612.814 votues në gjashtë njësitë zgjedhore. Deri tani nuk ka informacione dhe nuk janë vërejtur incidente të mëdha, përveç disa parregullsive të vogla.

 

SHPËRNDAJE