Intervistë eksluzive me z. Mustafa Soung  drejtor  i TV gjigantesk arab “Al-Jazeera”

 

 

“Dua t’ju them juve nga “Presheva Jonë” :dicka për për herë të parë publike se ”Al-Jazeera” së shpejti gjatë ketij viti do të hap një kanal televiziv në Sarajevë me emrin “”Al-Jazeera-Ballkanike” ku padyshim vend të posaqëm aty do të ketë Kosova dhe Shqipëria. Lajmet për Kosovën dhe shqiptarët aty do të emetohen në gjuhën amtare, pra në shqip! Dhe kur të fillojë puna në Sarajevë e kanalit televiziv ”Al-Jazeera-Ballkanike” ne do të startojmë menjëherë hapjen e zyrave të ”Al-Jazeera”-s në Prishtinë dhe Tiranë, pse jo edhe në Preshevë e Shkup…” thotë në intervistën eksluzive për  “Presheva Jonë” z. Mustafa Soung,  drejtor i TV gjigantesk arab “Al-Jazeera”

 

Gjenevë/OKB, 22 mars

 

Drejtori i TV gjiogantesk “Al-Jazeera” z. Mustafa Soung  në intervistën eksluzive për  “Presheva Jonë” flet përvec suksesit të këtij kanali televiziv që shpesh herë nga  mediat botërore është quajtur si “CNN arab”, ai flet edhe për vendin e Kosovës dhe shiptarëve ne këtë medium të njohur botëror si dhe për hapjen e përfaqësive të « Al-Jazeera”  nesër ne Kosovë apo Shqipëri.

 

Sa mbyllen disa mediume në gjuhën shqipe (siq ishte Rado Zagrebi apo BBC) kemi përshtypjen se po aq edhe po hapen ditëve të fundit, ndoshta edhe më shumë kanale televizive apo radio në gjuhën shqipe sot në botë. Këtyre ditëve fjalë të mira kemi edhe nga televizioni gjigantek arab ”Al-Jazeera”. Lidhur me gjitha keto dhe pse arabët, vendet muslimane hezitojnë në njohjen e pavârësisë së Kosovë flet eksluvisht njeiru numer një i TV të njohur botëtor « Al-Jazeera” z.Mustafa Soung, kanal ky telviziv i cili sot numëron mbi 2.500 personel në gjithë planetin, me rreth 100 milion shikues.

 

“Presheva Jonë” z.Mustafa, fillimisht cfarë mund të thoni për televezionin tuaj “Al-Jazeera” që e drejtoni  ju. Si ja arritët që të krahasoniheni me CNN e Reuters ?

 

Mustafa nga “Al-Jazeera”: Jo vetëm në media, por cdo punë e cila fillon me bismilah dhe në emër të Allahut (xh.h) natyrisht për qëllime të mira, për mison të mirë në shërbim të popullit padyshim se do të shkojë mbarë. Mendoj se  ”Al-Jazeera” ka arritur ketu,  ku është sot, për shkak se televizoni ynë bënë një punë profesionale dhe të pavarur. Përveq kësaj shteti i Katarit me një gjenorizitet të madh mbështet televizonin tonë financiarisht.  Dhe për këtë arësve ne hallin e financave nuk e kemi dhe kemi potencial të fortë për të mbuluar cdo hapsirë të planatit tonë me informacione apo me korrespndentë tanë. Përveq mbështetje financiare ne kemi edhe edhe mbështetjen tjetër me mjaft me rëndësi, atë morale. dhe bashkë me ket të fundit edhe lira e shtypit dhe raportimet  e lira pa kurrëfarë censure apo kontrolli janë keto elemente që mbajnë televizionin tonë.  Pra, pa këto tri elemente as ne nga ”Al-Jazeera”. Nuk do të ishim këtu ku gjendemi sot.

 

 

“Presheva Jonë” : Z.drejtor. mun dtë na thoni  po cili është vendi i Kosovës, shqiptarëve në televisión tuaj ”Al-Jazeera” ?

 

Mustafa nga “Al-Jazeera”: ”Al-Jazeera” ka mbulur zhvillimet tragiike të popullit të Kosovë gjatë luftës së fundit me Serbinë, ku shqiptarët ishin viktimë e krimeve, maskrave dhe gjenocidit serbë në Kosovë. Madje gajtë kësajm lifte ne kemi pasur edhe emisiones special dhe diplomatë, personalite këto të njohura botërore si nga SHBA-të, vednet arabe, ashtu edhe nga BE dhe nga radhët e shiptarëve për t’u njoftuar më realisht për situatën në rajon dhe për të gjetur mënyra dhe metoda për t’i kontribuar paqes dghe satbiliteti në rajon. Para ketyre ngajrjeve tragjike ne kemi ndjkeur po ashut edhe zhvillimet në Bosnjë Hercegovinë. Tash ”Al-Jazeera”. Vazhdojë të mbuloj ngjarjet me rëndësi në rajon për shembull edhe televisión ynë Sukur emdiat e juaja në ksoovë egjetiu i ka dhnënë hapsirë të amdhe zgjedhjeve të fundit në Kosovë si dhe zgjedhjes së qverisë së Ksoovës dhe presidneit ttë ri të vednit z.Behxhet Pacollit. Por ne kemik njoftuar Sukur edhe mediat e juaj dhe ato ndërkombëatre edhe për aferëne fundit të senatorit zviceran Dick Marty për “trafik
organesh” në Kosovë.

 

Kosova kur fotoi pamvarësinë po ashtu lajmet apo mesionet  etona në ”Al-Jazeera” hapeshin me Kosovën..Keshtu edhe sot vazhdon, sa herë njihet pavarësia e Kosovës sidomos nga vendet Arabe siq ishte njohja e Republikës së Kosovës nga vedi ynë, Katari. Por, duhet ta pranojmë se cështja e Kosovës në informacionet tona në ”Al-Jazeera” më nuk është prioritet sikur dikur, gjatë periudhës së luftës apo gjatë kohës së shpalljes së pavarësisë, por megjthatë ne me mjaft intersim përcjellim dhe paraqesim cdo zhvillim me interes kombëtar apo ndërkombëtar në Kosovë apo Shqipëri. Dua t’ju them juve nga “Bota sot” dicka për për herë të parë publike se ”Al-Jazeera” së shpejti gajtë ketij virti do të hap një kanal televiziv në Sarajevë me emrin “”Al-Jazeera-Ballkanike” ku padyshim vend të posaqëm aty do të ketë Kosova dhe Shqipëria për shkak se lajmet për Kosovën dhe shqiptarët do të emetohen në gjuhën amtare të shqiptareve, para në shqip! Dhe kur të fillojë puna në Sarajevë e kanalit televiziv ”Al-Jazeera-Ballkanike” ne do të starrtojmë menjëherë hapjen e zyrtave të ”Al-Jazeera”-s në Prishtinë dhe Tiranë, pse jo edhe në Preshevë e Shkup.

 

   

“Presheva Jonë”  Shqiptarët si shumicë muslimane, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë kanë pritur më shumë nga vendet arabe për njohjen e shtetit më të ri në Evropë. Por disa vende arabe si duket ende hezitojnë, pse ndodhë kështu z.Mustafa ?

 

Mustafa nga “Al-Jazeera”: Për vendin tim Katarin nuk mund ta thoni kështu sepse ne jemi nga vendet e para që kemi njohur shtetin e Kosovës. E sa i përket vendeve tjera përballë njohjes së Kosovës Duret më shumër se është cështje poltike se sa ndonjë lloj distanca nga raporti negativ me shqiptarët. Dhe t ju thme sinqiersih nuk e kuptoj pse disa vedn e artabe, organizat ndërkombëatre si ajo e Konferencës Islamike apo Liga Arabe pse nuk kanë marrur edne një qëndrim të qartë vizavi njojhjes së republikës së Kosovës. Por, më Duret se këtu ka edhe dnikime poitike dhe disa vende arabe të përziera me popuj tjertë nuk kanë guxim të njohin Kosovën, për shkak pasojave që mund t’i dalin atyre në vend. Por, do kisha shtuar për fund se Kosovës, megjithatë i mbetet që të lobojnë më shumë në ketë drejtim, të gjejnë miqë dhe të meritojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet arabe sidomos nga vendet muslimane.

 

SHPËRNDAJE