Arritja e marrëveshjeve për liri të lëvizjes, për regjistrat civilë dhe njohjen e diplomave është fillim i mirë në dialogun Beograd – Prishtinë dhe ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, tha sot Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik me seli në Preshevë.

Ai ka vlerësuar se me këto marrëveshje “përfundon getoizimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që u krijua pas vitit 1999, dhe mundësohen lidhje më të lirshme me Kosovën”.

Më tutje, Riza Halimi ka vlerësuar se “ndër çështjet më të rëndësishme për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në dialogun Serbi – Kosovë, është edhe njohja e diplomave të Prishtinës”, çështje kjo që zvarritet për një kohë të gjatë.(Koha.Net)

SHPËRNDAJE