Simpsons “shpëtojnë” edhe për dy vite të tjera

Televizioni Fox ka rinovuar kontratën e tij me “The Simpsons” edhe për dy vite të tjera. Seriali vizatimor është rikonfirmuar edhe për dy sezone të tjera.

Vazhdimi i serialit ishte vënë në diskutim për shkak të ripërtëritjes së kontratës me dubluesit e serialit, por Fox ka bërë të ditur se sezoni numër 24 dhe ai numër 25 do të realizohen.

Twentieth Century Fox Television kishte njoftuar se nuk do të mund të vazhdonte serialin nëse nuk ulte pagat. Harry Shearer, Dan Castellaneta, Julie Kavner, Nancy Cartwright, Yeardley Smith dhe Hank Azaria fitojnë secili nga 8 milionë dollarë për seri.

Kasti i dubluesve ka pranuar një ulje të rrogës deri në 30%.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni