Në perëndim, dita ndërkombëtare e grave, filloi të merrte vlerën e saj vetëm në vitin 1960. Demonstratat për ditën e gruas në Rusi, shkaktuan edhe atë që njihet si revolucionini rus i vitit 1917.

 

Ideja për të pasur një ditë ndërkombëtare të gruas lindi në fillim të shekullit të 20-të, në një kohë që bota përballej me një revolucion të madh ekonomik dhe industrial, ngjarje këto që detyruan punonjësit të hidheshin në protesta për shkak të kushteve të këqija të punës. Gratë, të cilat punonin në tekstile u hodhën në një protestë masive në Nju Jork, më 8 mars të vitit 1857.

 

Ngjarja shkaktoi dhe ndërhyrjen e forcave policore. E në kundërpërgjigje të kushteve të këqija të punës, pagave të ulëta dhe diskriminimit, këto gra ngritën organizatën për punën në të njëjtën ditë, 2 vjet më vonë. Në çdo 8 mars, protesta të mëdha përfshinin vendin, më e madhja nga këto ndodhi pikërisht në vitin 1908 ku 15 mijë gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar orar më të shkurtuar pune, rroga më të mëdha dhe të drejtë vote.
Në vitin 1910 në Kopenhagen, mbahet konferenca e parë ndërkombëtare për gruan, ku caktohet edhe dita ndërkombëtare e gruas, propozim ky nga socialistja gjermane e atëhershme Klara Zetkin. Një vit më pas dita e gruas u zyrtarizua edhe në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Menjëherë pas kësaj përfshirja në flakë e një fabrike në Nju Jork shkaktoi vdekjen e 140 punëtorëve, gjë që kërkoi të rishikoheshin kushtet në punë. Pas luftës së parë botërore gratë në të gjithë Europën zhvillonin aktivitete që synonin të sillnin paqen.

Në perëndim, dita ndërkombëtare e grave, filloi të merrte vlerën e saj vetëm në vitin 1960. Demonstratat për ditën e gruas në Rusi, shkaktuan edhe atë që njihet si revolucionini rus i vitit 1917. Pas revolucionit të Tetorit, feministja bolshevike, Aleksandra Kollontai kërkoi me ngulm nga Lenini që kjo ditë të kthehej në festë zyrtare edhe për Bashkimin Sovjetik. Fillimet e veta, 8 marsi i pati si një ngjarje politike, por me kalimin e viteve, kjo ditë humbi pamjen e saj politike dhe u kthye në një ditë dashurie për gratë, pra pak e shumë e ngjashme me ditën e Shën Valentinit.

SHPËRNDAJE