Tiranë, 19 dhjetor / AIK-Presheva Jone

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte. Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit, sikurse që mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij.

Familja Katuçi në Gurrë të Matit vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre.

News24 arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katucit, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se shtëpia e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë, ka shërbyer si vend ku UÇK-ja kryente transplantime organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte. Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit, sikurse që mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij.

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të mi linin në shtëpi. Por, ne i ndaluam ato se ndryshe do mi kishin hedhur brenda. Kemi 7 vjet që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë se ku ta zgjidhim. Unë nuk di të ketë qenë këtu Lulëzim Basha, unë nuk e njoh vetëm në televizor e kam parë” shpjegon Abdulla Katuçi.

Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vjet më parë, një ekip hetuesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe në pronësi të tyre. Sipas familjes Katuçi, gjithcka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt, sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla Del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj “Gjuetia”. (TCH)

SHPËRNDAJE