Teknologjia ju ndihmon të gjeni restorante, vende parkimi madje edhe takime dashurie. Por si mund të ndihmojnë aplikacionet mobile në aspektet më të rëndësishme në jetën tonë, si siguria dhe mirëqenia?

Edhe pse aplikacionet nuk mund të zëvendësojnë doktorët apo policët, ato mund të bëjnë diferencë të madhe në raste emergjencash. Më poshtë gjeni nëntë aplikacione që ju ndihmojnë të përgatiteni, si të reagoni dhe të raportoni në situata të tilla.

Përgatitja

Të jesh i përgatitur në raste emergjence do të thotë të zotërosh informacionet e duhura atëherë kur ke më tepër nevojë. Disa aplikacione që ju mundësojnë të përgatiteni për emergjenca para se ato të ndodhin janë:

pMonitor – ju mundëson prindërve të njoftohen për ngjarje si: mbërritja e fëmijëve në shtëpi ose kur ata janë duke u kthyer në shtëpi. Përdoruesit mund të vendosin të njoftohen edhe për situata të rrezikshme, si psh. për prindërit e moshuar (kur ata rrëzohen) etj. Me pak fjalë, ky aplikacion ju njofton sa herë që një person i dashur i juaji ndodhet në rrezik.

Pocket First Aid and CPR – aplikacion i nevojshëm për t’u mbajtur në celularin tuaj si tutorial CPR-je. Ju tregon praktikisht se si të administroni një situatë për shpëtimin e jetës dhe raste krizash, kur shumicën e njerëzve i kap paniku.

Safety NET – aplikacion i projektuar posaqërisht për të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuara. Monitoron se kur ata rrëzohen apo lëndohen dhe njofton numrin e parë në listën e kontakteve të emergjencës.

Reagimi

Këto janë disa aplikacione që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll situatat emergjente:

Silent bodyguard – shërben si një buton paniku që telefonon policinë pa bërë asnjë zhurmë. Mesazhi i dërgohet edhe një personi tjetër si dhe përdor celularin tuaj për të dërguar koordinatat e vendndodhjes.

Poison Center Help – ju mundëson përdoruesve të kontaktojnë me Qendrën e Helmimit në rastet kur dikush ka pësuar një helmim apo ka qenë i ekpozuar ndaj një substance të rrezikshme.

KidsDoc – shërben si pediatër dhe mund të punojë në vend të disa telefonatave drejt mjekut në mes të natës. Ju mund të vendosni simptomat dhe të gjeni se çfarë shqetësime mund të ketë fëmija. Ofron gjithashtu edhe mjekime të thjeshta.

Raportimi

Sa më shpejt raportohet një emergjencë, aq më shpejt vjen ndihma. Këto janë disa aplikacione që ju ndihmojnë të shpërndani emergjencën tuaj:

Neighborhood Watch Official Mobile App – me këtë aplikacion, mund t’ju qaseni videove që ju mësojnë se si të mbani të sigurt lagjen tuaj. Poashtu, mund të raportoni detaje mbi krimet që ndodhin.

SaferBus – monitoron performansën e transportit publik dhe ju mundëson të raportoni për kushtet e papërshtatshme të udhëtimit, rrugë të pasigurta, trafik të rënduar apo probleme tjera me transportin.

iWitness – ju mundëson të raportoni sa herë shihni probleme gjatë udhëtimit tuaj.

SHPËRNDAJE