Po, zbazet nga shqiptarët, sikur e Medvegja edhe Bujanoci..kanë alarmuar analistët e njohur shqiptarë për Kosovën Lindore Refki Hasani dhe Fehmi Ramadani. Ndërsa, mediat serbe  përmes dias a shoqatave të Sheshelit, me qëllim të maskimit të  këtij spsatrimi etnik “silenseuses” propagandojnë se po po bëhet popullzimi i Bujanocit me shqiptarë…?!

 Bujanoc, 20 jana/ AIK-Presheva Jonë

Është tepër shqetësuese, ku për çdo ditë me dhjetra autobusë me të rinjë shqiptarë nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, pas liberalizimit të vizave po marrin rrugën e shpërnguljes. Kjo shpërngulje për nga përmasa është, si që bënë baballartë e tyre, para dy e pesë dekadave.

Shkruan : Refik HASANI

 

Të rinjët shqiptarë po marrin rrugën drejtë tokës së premtuar, nëpër shtete të Europës, ku shtetet më të kërkuara janë: Belgjika, Franca dhe shtete tjera Europiane.  Kjo po bëhet në një heshtje të pa paparë , sa më parë të mblidhen Këshilltarët shqiptarë të tri Kuvendeve Komunale: Të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe të shqyrtojn këtë zbrazje, që nuk mundë të quhet ndryshe, vetëm si shpërngulje e madhe në heshtje. Duhet të dalin në terren liderët politikë, mos të hargjojn energje për themelimin e një Këshilli Nacional, por të mundohen të shpjegojn nëpër lokalitete, vendbanime, Lagje dhe qytete, që mos lëshohen trojet e të parëve. Po ashtu kërkohet që liderët politik, institucionet e Kosovës dhe diplomacia e Shqipërisë, duhet të jenë të shqetësuar për shpërnguljet masive. Po ashtu të bëhet një reagim i vendosur i politikës dhe diplomacisë të shtetit shqiptar dhe Kosovar. Kërkojmë urgjentisht të ndërmerren hapa konkret sepse, sa më shumë që të zgjasë kjo gjendje, do të kemi zbrazje të këtyre territoreve nga shqiptarët. Me zbrazjen e këtyre tri Komunave nga shqiptarët, poziocioni shqiptarë në ballkanë ndoshta në këtë formë do të jetë më i dëmtuari në shumë aspekte. Pasi jo vetëm që Republika e Kosovës, por as Republika e Shqipërisë, nuk arritën të jenë si shtete në liberalizimin e vizave. Maqedonia dhe Serbia dy shtete fqinje janë pjesë të ksaj, që kjo po tregohet shumë e dëmshme .

 

Ne konsiderojm se Krahina shqiptare e mbetur nënë admistrimin e Serbisë, është gati e harruar. Nuk kemi ndonjë strategji unike të veprimit, një mbështetje, duhet të thuhet troq se shqiptarët etnikë nga kjo Krahinë janë të diskriminuar nga ana e Serbisë, e cila jo vetëm që ju ka mohuar të drejtat nacionale, por edhe ato elementare të njeriut. Me liberalizimin e vizave për Serbinë, gjendja e tyre është duke u përkeqësuar edhe më shumë. Të rinjtë shqiptarë të kësaj ane po e braktisin vendin e vet dhe po emigrojnë në vendet perëndimore. Përveq që po përballen me varfërinë dhe papunësinë, qoftë për të kërkuar punë dhe për t’i shpëtuar familjet e tyre nga varfëria e skajshme . Shqiptarët përveq që nuk e kanë të qartë pozitën e tyre as pas organizimit të Referendumit më 1 e 2 mars 1992, luftës së armatosur, marrëveshjes së Konqulit, atyre ju mongon edhe perspektiva e tyre ekonomike. Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, për çdo ditë po përballen me padrejtësitë e përditshme. Serbia me qëllim i ka lënë të pazhvilluara ekonomikisht këto vise shqiptare. Kjo është edhe një formë presioni për t’i zbrazur këto troje që historikisht kanë qenë shqiptare. Përkundër kësaj gjendjeje, popullata shqiptare e kësaj ane me të drejt e konsiderojnë se është e harruar nga institucionet e Serbisë, pasi nuk ka kurrfarë investimi konkret. Të alarmohet opinioni se koha nuk pret, shqiptarët po shpërngulen nga trojet e të parëve .

Dëshprimi i të rinjëve është ndoshta i arsyeshëm, pasi ka bërë dhe po ndikon që ato të marrin rrugën, po lëshojn tokën e të parëve të tyre. Vrulli dhe vala e këtyre njërzve është shumë i madh, që vërtet po shkojn ku shumica e tyre mendojn të mos kthehen kurr. Kjo gjendje është alarmante, sepse duhet të ndërrmirret diçka në këtë drejtim, por edhe të njoftohet drejtë dhe të sensibilizohet opinioni i gjërë. Kjo shpërngulje duhet analizuar dhe duhet marrë shumë seriozisht, këtë fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese që nga momenti i liberalizimit të vizave. Të rinjët, duke patur parasysh që në tri Komunat nuk kan kushedi se çfarë perspektive, së pari për çdo ditë jan nënë presion të madh nga prania e madhe e forcave të madha ushatarake. Shkollimin nuk e kanë në gjuhën e tyre amëtare, deri më tani nuk ka fakultet në gjuhën shqipe, administarata nuk është po ashtu në gjuhën shqipe, pengohet përdorimi i simboleve kombëtare. Ato pak student që studiojnë nëpër universitete shqiptare, shumë vështir po nostrifikohen diplomat e tyre. Republika e Serbisë nuk ka investuar, kështu që kjo pjesë ka mbetur më pakë e zhvilluar se rajone e tjera në serbi dhe Europë. Fluksi i të rinjëve që po i lëshojn trojet e tyre me fëmij dhe familje të tëra, po merrë konotacion të një shpërngulje masive. Kjo shpërngulje e qetë që po ndodh, në këso përmasa gati të njëta ka ndodhur edhe shpërngulja për në Turqi, dhe në vitetet e 90-ta.

Kjo nuk mund të quhet se po shkojn në kurbet, por po shesin çdo gjë të gjallë, pasuri , vetëm e vetëm që të ikin në përëndim. Posedimi me dokument udhëtimi dhe hapja e mundësis që përmesë liberalizimit të vizave të vizitohet çdo shtet i Europës, i ka detyruar popullatën shqiptare të tri Komunave të marrin botën në sy. Kjo nuk është sikur në vitet e 90-ta, kur banorët me prejardhje nga blloki socialist kan patur tretman të posaqëm, në fitimin dhe marrjen e statusit të azilantit politik apo ekonomikë. Qytetarët që kërkojnë azil politik apo Ekonomikë nga shtetet që kan hyrë në Liberalizimin e vizave, për këto qytetarë jan masa shumë rigoroze për kërkim të një azili me familje. Njoftimet nga tri Komunat janë aspak të mira, sepse popullata shqiptare po shpërngulet me të madhe për në Europë. Më shumë të jemi afër qytetarëve dhe t’ju shpjegojm se kjo është shpërngulje dhe nuk mundë të shfrytëzohet liberalizimi i vizave që me automatizëm të pranohen si azil nëpër shtete të ndryshme të Europës.

 

Pse po zbrazet Lugina…shqiptare?

 

Pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi prej dhjetorit të vitit 2009 për në shtete e Evropës pe
rëndimore janë larguar rreth 10 mijë shqiptarë të Luginës dhe rreth 200 mijë shqiptarë të Maqedonisë. Kjo po bëhet për shkaqe të ndryshme, ndërsa shkaktari kryesor është varfëria dhe joperspektiva e tyre për një jetë më të mirë. Politika shqiptare e këtyre vendeve duhet të hartojë plane zhvillimore ekonomike sa nuk është bërë vonë, sepse nëse vazhdon kjo krizë mund të shërbejë si gjenerator i krizave të ardhshme sociale, por edhe i turbulencave më të mëdha në rajon

Shkruan: Fehmi RAMADANI

Pas liberalizimit të vizave për shtetasit e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga Bashkimi Evropian, që nga periudha e fundit të dhjetorit të vitit 2009 qytetarë e këtyre vendeve kanë vërshuar me të madhe shtetet Evropës perëndimore, por edhe më të largëta. Nga BE-ja kjo ishte bërë për qëllim që këto të shtete të ndihmohen në lëvizjen e lirë të qytetarëve të vet dhe në mbështetje për të tejkaluar krizën ekonomike që kanë këto vende. Mirëpo, efektet e këtij “liberalizimi”, tashmë është duke i ndjerë edhe vetë Evropa, e cila vetëm nga 19 dhjetori kur kishte filluar aplikimi i tyre, këto vende po përballen me një numër të madh qytetarësh të këtyre vendeve. Derisa serbët, sllavo-maqedonasit dhe malazezët këtë benefit evropian janë duke e shfrytëzuar jashtë për t’u shkolluar, punësuar, ndonjë përfitimi ekonomik, apo edhe për interesa politike e sportive, shqiptarët e këtyre vendeve po shkojnë me shumicë në këto vende, kryesisht, ose për t’u strehuar, ose për një jetë më të mirë.

Nga burime të huaja njoftohet se nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani nga Lugina e Preshevës për në shtetet e Evropës janë larguar rreth 10 mijë banorë shqiptarë. Vetëm gjatë periudhës së konfliktit 1999-2001 ishin larguar rreth 30 mijë shqiptarë. Kjo trevë shqiptare për dhjetë vjetët e fundit është pakësuar për rreth 40 mijë banorë shqiptarë. Ndërsa, në regjistrimin e fundit kishte rreth 70 mijë banorë shqiptarë, pra tashmë ky rajon rrezikohet të shpopullohet nga shqiptarët. Largimi i tyre për në shtetet e Evropës kryesisht bëhet për shkak të “krizës’ që ka ky rajon, pasigurisë individuale e kolektive, ndjekjes nga regjimi i Beogradit të pjesëmarrësve të luftërave të fundit, frikës së shpërthimit të ndonjë konflikti të ri, papunësisë së madhe, varfërisë, joperspektivës për të rinjtë dhe për shkaqe tjera. Shqiptarët e këtij rajoni janë duke shkuar më shumë në këto shtete: Belgjikë, Francë, Zvicër, Austri, Angli, Suedi, Norvegji, Danimarkë, etj. Shumica prej tyre shkojnë familjarisht dhe nuk mendojnë për një kthim të mëvonshëm. Nëse nuk ndalet ky hov i largimit të tyre ky vendbanim do të shndërrohet në oazë të forcave militariste serbe.

Ndërsa, nga Maqedonia shqiptare, po ashtu rreth 200 mijë shqiptarë kanë lëshuar vendin e tyre në kërkim të një jetë më të mirë. Derisa në Luginë “arsyet” e ikjes janë shënuar më lartë, në këtë vend kjo kryesisht bëhet për shkak të një kolapsi të vërtet ekonomik të këtij shteti dhe të një joperspektive të madhe. Politika e këtij vendi është shkaktari kryesor për largimin e tyre, sepse në vend që të krijojë kushte për një jetesë më të mirë për qytetarë e tyre, ajo një periudhë të gjatë nuk ka investuar asgjë, sidomos në vendbanimet shqiptare. Pas periudhës së luftës së vitit 2001 në këtë shtet gjendja ekonomike është keqësuar shumë. Shtresat e popullsisë kanë dallime të mëdha, kështu shtresa e të pasurve është shumë e vogël, ndërsa e mesmja nuk ekziston fare, kurse ajo e varfët është shumë e lartë. Nga ky vend pritet të largohen rreth 400 mijë shqiptarë për në shtetet e perëndimit, pra rreth gjysma e popullsisë shqiptare që jeton për momentin në Maqedoni.

Tragjikja është se politika e Luginës dhe Maqedonisë shqiptare deri më tani nuk i ka kushtuar vëmendje këtij problemi dhe askush nuk është marrë me të. Ky problem doli në shesh fill pas të ashtuquajtur “liberalizim të vizave”. Tani shtrohet pyetja, kush duhet të merret me këtë problem? Në dobi të kujt shkon zbrazja e këtyre vendbanimeve shqiptare? A kanë shqiptarët e këtyre vendeve një qëndrim unik për këtë problem? Çfarë do të ndodhë nesër me “liberalizmin e vizave” për qytetarë e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët me padurim e presin një gjë të tillë? A do të ketë një ekzod të ri të popullit shqiptarë nëpër botë? Për këto dhe shumë dilema tjera duhet dhënë përgjigje politika shqiptare e këtyre vendeve, por deri më tani politika shqiptare nuk ka dhënë asgjë konkrete për përmirësimin e kushteve të popullit të vet. Kjo politikë ka pësuar një fiasko të madhe në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së problemit të varfërisë dhe papunësisë. Kjo çështje tani më ka marrë suaza të mëdha dhe mund të konsiderohet si gjenerator i krizave të ardhshme në këto vende. Politika shqiptare duhet të hartojë një plan të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik dhe zbutje së varfërisë, por edhe politika e BE-së duhet të japë kontribut të madh në këtë drejtim. Sepse, në të kundërtën kostoja e këtyre “dyndjeve” të popullsisë shqiptare nga trojet etnike dhe ikja e tyre nëpër vendet e huaja do të jetë shumë e madhe dhe e shtrenjtë. Andaj, politika shqiptare menjëherë duhet të vihet në lëvizje të zgjidhjes së këtij problemi sa nuk është bërë vonë!?

 

SHPËRNDAJE