EKSKLUZIVE për “Presheva Jonë” flet këngëtarja e mirënjohur e shekullit XX-XXI Shyhrete Behlulit. Nga 26 albume apo me rreth 300 këngë kushtuar Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë kombit tone ajo nuk ka harrur dot asesi as Preshevën, Kosovën Lindore…

Prishtinë, 20 korrik / AIK-Presheva Jonë

Presheva Jonë : Znj.Behluli, si ju lindi ideja qe të merreni me muzikë ?

Shyhrete Behluli : Të ju them të drejtën unë kur kam filluar të kendoj, fillimisht nuk kam pasur as idenë, pasi që me muzikë dhe kengë kam filluar të merrem qysh si e vogël,për atë arsye them se nuk kam qenë në gjendje të mendoj për profesionin se me qfarë do të merrem nesër,për shkak se me këngë kam filluar të merrem qysh kur kam filluar të flas dhe do të vazhdo deri sa të me shkoj zëri, pra deri da të kem  kem shëndet dhe jetë.

Presheva Jonë : Sa është numri i këngëve të Shyhrete Behlulit?

Shyhrete Behluli : Mund të them se nuk janë pak,mendoj se janë aty diku nja 26 albume është fjala për albume solo të miat, pa i përfshirë ato duetet e shumta që i kemi me Shkurtën,Mahmutin,Remzijën,Motrat Mustafa… Nuk mund ta them saktësisht sa këngë i kam, por ato mund te jenë rreth 300 sosh.

Presheva Jonë : Njiheni në publikë si një këngëtare e këngës patriotike,ndërkohë si mendoni për këngët tona të pas-kuftës,a mendoni se ka devijuar këngëtarët e rinjë,duke e bërë muzikën një “treg” pa kualitet ?

Shyhrete Behluli : Unë gjithmonë kam punuar dhe e kam shprehur atë se me qka është preokupuar populli jonë,në fillim me lirin që se kemi pas,me gurbetin e cila ende është plagë e pa shëruar tek ne  shqipëtarët,pra me një fjalë jam munduar që brengat e popullit në gjuhën e popullit ti hedh në këngë dhe them se edhe sot vazhdoj të punoj mbi ato parime,megjithëse kohhrat  kane ndryshuar,dhe me kohën duhet të ndryshojmë edhe ne,edhe puna por nuk them se duhet t`u largohesh asaj që e ke ndërtuar me vite tek ata që e pëlqejnë muzikën tënde.

Presheva Jonë :  Cfarë mendoni për zhanret e muizikës  e pas lufte sidomos në muzikën e mirëfilltë shqipe,si tallava,muzika greke e lloje të tilla të muzikës?

Shyhrete Behluli : Për besë mund t`ju them se kur dëgjoj shpesh disa këngë,përderisa nuk fillon teksti nuk jam për vete në gjendje ta di qfarë muzike është shqipe,turke,sllave apo greke,pasi që është përzier muzika dhe mendoj se është bërë vështirë për rinin tonë që të mos viktimizohen nga kjo muzikë pasi që kjo është sikur ndonjë sëmundje ngjitëse dhe kjo varet nga ajo se kush ka më tepër imunitet ta kaloj e kush jo,kjo nuk është e lehtë por ne,një grup i këngëtarëve jemi të obliguar nga adhuruesit që të punojmë dhe në këtë mënyrë po përpiqemi që në një far forme ta ruajmë këngën tonë shqipe.

Presheva Jonë :  zonja Shyhrete,meqw jeni kwngwtare e mirw padyshim jeni edhe nwnw dhe grua e mirw kur them grua e mirw,bashkshorte e mirw. (qeshet Shyhretja dhe Luani burri I saj nw zw duke thwnw “Ju gazetarwt jeni telashw”,shwnim yni)?

Shyhrete Behluli : Po kemi 5 fëmijë,vajza e parë Njomza,djali Kushtrimi,Gresa,Engjëllusha dhe djali Muhameti i vogli i cili është 13 vjeqar. Si kwngwn,ashtu edhe familjen dmth fwmijwt dhe bashkshortin tim I kam prioritet nw jetwn time,çka padyshim edhe harmonija me ta mw kanw dhwnw shwndet dhe suksese nw profesionin tim.

Presheva Jonë : Cila është e vërteta mbi aferën e para ca diteve rrreth familjes së juaj..Cka ka aty te vete e a cka ka aty rena apo ishte vetem nje propagande per t ju kpmpremtuar apo e nxitur nga dikush ne prag te ndarjes se disa fondeve për kengëtarerët tanë të mirfilltë kombëtar ?

Shyhrete Behluli : Po,gjitha ato që përmendët ishin nga pak..Por, një fjalë popullore thotë cdo qudi nuk zgjatë më tepër se 2 a 3 ditë,e till ka qenë edhe me ne. Për fytyrat publike gjithnjë është përfolur,dhe kjo nuk është diqka që nuk e presim,por shpesh thash e themet arrijnë në atë nivel sa që i them bashkëshortit tim Lulit se athua aq qenkami të popullarizuar që flitet aq shumë për mua,kjo nuk është diqka që na dëmton,por në fakt kur disa persona të cilët vërtet kanë një mendim të mirë për ju,dhe dëgjojnë thash e theme dhe gjëra jo të vërteta,ka raste kur i rregullojnë aq mirë sa që të shtynë të besojnë në atë të pa vërtetë dhe luhasin publikun për të humbur besimin edhe me dezinformata. E them me keqardhje se disa mediume mjerisht duan t ebhen  të mëdha me dezinformata të nëdha, qënë fakt ato mediar, pas deklaratv e topna mbi jetën tonë private familjare, ju ka dalur bumerand, sespe ato  media qe shkruan vetem kane bumbur besimin në opinonon. Dikush mendon se te merresbh me kongetar apo tema t emedha munjd t ebehesh mediuam i madh, nuk ngjet gjithnone keshtu.

Presheva Jonë : Me që ndat këtë kohë për lexuesit e Preshevës,cila është përshtypja juaj për Preshevën,keni qenë ndonjëherë,do të vini…?

Shyhrete Behluli : Po,në Preshevë kam qenë kohë më parë por jo tani ka kohë që nuk kam qenë dhe mund të them se kam mallë për ato vende si për Preshevën ashtu edhe për Bujanocin e Medvegjën e ishalla vjen ajo ditë kur prap do të jemi bashkë  të mos identifikohemi më si Luginë e Preshevës,por të jemi një së bashku. Sot i këndoj Luginës së Preshevës së okupuar , nesër do t’I këndoj bashkimit me Kosovën.

 

SHPËRNDAJE