Panairi ndërkombëtar i librit Prishtina 2011, është një mundësi që Kosova të afirmohet si një vend i paqes, kulturës dhe i librit. Gjatë këtij panairi do të ketë edhe aktivitete të ndryshme, do të promovohen tituj të rinj të veprave të shkrimtarëve të ndryshëm.

Gjatë ditëve sa do të zgjatë panairi do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh më rëndësi si konferenca shkencore letrare “Agim Gjakova në letrat shqip”, promovime librash dhe mjaft aktivitete tjera. Në edicionin e parë të Panairit të librit “Prishtina 2011”, në të cilin po marrin pjesë 85 botues nga Kosova Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, etj. Behxhet Bici është shprehur se ky panair ndërkombëtar e afron Kosovës me vendet që e duan paqen, kulturën dhe libri. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri ka thënë se botuesit nga Shqipëria kanë gjetur një ambient të mirë për të këtë festë të librit. Ndërsa krijuesi Agim Gjakova ka thënë se ky panairi për 4 ditë sa do të zgjatë do të jetë shtëpi e shkrimtarëve dhe lexuesve ku do të krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt mes tyre. “Libri përbën një segment të rëndësishëm të kujtesës kolektive dhe është gur themeltar në piedestalin e kulturës së njeriut”, ka thënë Gjakova. Ai ka porositur që ky manifestin duhet të shihet si një ngjarje kulturore e çlirimit shpirtëror në rëndomtësinë e përditshme, dh një nxitje për brezin e ri për një afrim më të madhe ndaj librit. Ndërsa për bibliotekat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes do të mblidhen libra që do të dhurohen nga botues të ndryshëm. Panairi do të kurorëzohet edhe me ndarje të çmimeve të shumta, duke përfshirë edhe atë për stendën më të mirë të panairit.

Kryetari i Unioni të Botuesve të Kosovës, Behxhet Bici u shpreh mjaft i kënaqur deri më tani me mbarëvajtjen e punësderi tash, që është dita e tretë e Panairit. Sipas tij edhe pse po mbretëron një mot i lig dhe me shi, ai nuk po i ndal vizitorët që ta vizitojnë panairin, ndërkaq Unioni i Botuesve të Kosovës do t’i marrë fëmijët e dy shkollave nga qytete të ndryshme me shpenzime të tyre që të vizitojnë panairin, ndërkaq dy aktivitete të tjera që do të jenë gjatë këtij panairi është shënimi i 140-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës. Për këtë do të bëhen disa aktivitete ku do të bëhen disa promovime. Gjithashtu do të promovohet edhe libri i Migjenit, ndërkaq krahas këtyre aktiviteteve të mërkurën u bë edhe promovimi i librit të Suzana Zigit një shkrimtare dhe poete shqiptare. Këto janë disa prej aktiviteteve që do të bëhen gjatë këtij Panairi, ndërkaq krahas këtyre çdo ditë do t’ju japim në formë komunikate për promovimin e librave që do të bëhen të nesërmen. Sipas organizatorëve në këtë panair po marrin pjesë 85 shtëpi botuese, ndërkaq numri i titujve të rinj ende nuk është bërë i ditur deri në përmbyllje të panairit për shkak se ende nuk janë bërë statistika të numrit të titujve të rinj. Bici shtoi se përqindja e zbritjes së librave është sipas interesit të botuesit, por zbritja e çmimit të librit në panair është nga 10 deri në 30 për qind. Ndërkaq botuesit nga Shqipëria Maqedonia dhe Mali i Zi, janë shumë të kënaqur, ndërkaq botuesit të cilët kanë pasur mëdyshje ose kanë qenë të luhatur janë ata të Dukagjinit, Buzukut dhe disa shtëpi botuese. “Disa botues nuk kanë ardhur sepse kanë qenë të dyshimtë, edhe ata i kemi lajmëruar që të vinë por nuk kanë dashur” u shpreh ai. Përfaqësuesit nga shtëpia botuese Lanti shprehen, mjaft të kënaqur me organizimin e Panairit dhe me vizitorët, ndërkaq sipas tyre librat e vjetër janë deri në 50 për qind në zbritje kurse librat e rinj janë rreth 20 për qind deri në 30 për qind. Gjithashtu Kryetari i Unionit të Botuesve të Kosovës Behxhet Bici shtoi se Unioni i botuesve është themeluar në dhjetor të vitit 2010 dhe çdo anëtar i Unionit, në fillim duhet të ketë licencë ose certifikatën e regjistruar në Ministrin e Tregtisë si botues. Ai i cili nuk është botues ai nuk regjistrohet si anëtarë, ndërkaq ai që ka dëshirë të anëtarësohet në Union duhet të certifikohet si botues, gjithashtu për ndonjë keqkuptim ose ndonjë pyetje rreth Unionit ata duhet të bëhen anëtare dhe do të mundë t’i marrin të gjitha informacionet./bs

SHPËRNDAJE