Nga fillimi i këtij viti, mbi 450 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar statusin e azilit në Belgjikë. Kështu bëri të ditur Ministria e Emigracionit në Bruksel.

 

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit maj të këtij viti kanë vijuar kërkesat dhe se gjatë këtij muaji janë regjistruar 91 kërkesa për azil. Maqedonia gjatë muajit maj është renditur në vendin e shtatë sa i përket pozicionit të shteteve, ku shtetasit e tyre kërkojnë strehim per azil.

 

Sekretari shtetëror i emigracionit, Malshior Vatle deklaroi se ka rreziqe për rikthimin e sërishëm të regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

 

“Ka rreziqe, dhe kjo është shumë e qartë. Kemi kërkuar monitorim, por ekzistojnë një numër i madh i kushteve që ishin plotësuar në vitin 2009, ndërsa tanimë ato nuk po plotësohen, sidomos në Maqedoni. Ne kemi edhe më tej më shumë se qindra raste në nivel të Belgjikës, në të cilën statusi i azilit i është pranuar vetëm një personi”, deklaroi Vatle.

SHPËRNDAJE