SHTYPI EVROPIAN: Gazeta autoritatuive  franceze “DNA-Dernières nouvelles “ (Strasburgut) për fillimin e Javës shqiptare  me titullin Astrit Leka Hero shqiptarë (Astrit leka, héros Albanais) i ka përkushtuar gati një faqe gazete mbi aktivitetin e veprimtarit të shquar në Gjenevë (autor i vënies së bustit të Skenderbeut në Gjenevë) z.  Astrit  Leka 87 vjeç, një luftëtar kundër nazizmit  dhe komunizmit, mbrojtës i palodhur i paqës,  shkruan agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

 

Strasburg, 6 qershor

 

 Java e Shqipërisë në Universitetin e Strasburgut shkruan me titullin: Astrit Leka « hero shqiptar » (Asrtrit Leka, hérois Albanais) Shqipëria  do të marri kryesinë e Këshillit të Evropës,  sot në mesditë. Një ngjarje kjo që është vlerësuar nga fakulteti I shkencave shoqërore të Universitetit të Strasburgut me një javë ekspozitash dhe Konferencash  për këtë vend, ka shkruar në fillim të gvaztës e përdirthsmja francese DNA, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”-

 

 

Astrit  Leka 87 vjeç, luftëtar kundër nazizmit  dhe komunizmit, mbrojtës i palodhur i paqës, është i ftuari i Universitetit.  Më këmbë, sikur refuzonte pushimin më të vogël me gjithë më se 60 vjet lufte kundër pushtuesit nazist, ushtrisë  së Musolinit dhe regjimit komunist shqiptar. Astrit Leka, 87 vjeçar, kërkon në fund të çantës së vet prej lëkure të zezë dokumentet që provojnë udhën e jetës së tij. Pjesë gazetash, klishe të vjetra, ekstrakte letrash konfidenciale, të  vendosura në afishe gati për ekspozitë, të mëtuara nga ky intelektual shqiptar, që është strehuar në Zvicër në vitet 90  dhe është shtetas zviceran.“ Kush ban dekën për atdhe, s’thonë ka dekë por thonë ka le” ( At G0jergj Fishta)„.Këtu kemi të bëjmë me ndihmesën time për javën e Shqipërisë në Universitetin e Strasburgut, tregon me krenari  ky luftëtar që nuk  ka bërë  pjesë kurrë në ndonjë parti politike, por që ka ndihmuar gjithmonë ata që punojnë për të mirën e popujve“.

 

 

Kjo figurë e madhe e luftës së shqiptarëve për  liri, edhe pse me një histori deri diku të panjohurnë me rastin e ardhjes së tij  për të ndjekur marrjen e kryesisë së  Këshillit  të  Evropës, për të treguar luftërat e tij për liri  për vendin e tij dhe për të drejtat e njeriut, nëpërmjet një konference që do të mbajë*, këtë mbrëmje, dhe dy ekspozitave që  do të paraqiten për Shqipërinë dhe  Shqiptarët.. 4 prill 1939, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë nga ushtria e Musolinit, në Liceun francez të  Korçës, një profesor lexon tregimin „ Ora e fundit e frengjishtes“ e Alfons Dode, pastaj ai shkruan në drrasën e zezë:  „ Të vdesish për atdhe është  fati më i mirë .“ Në klasë një djalë14 vjeçar i përgjigjet flakë për flakë me vargjet e  një poeti kombëtar: „ Kush ban dekën per atdhe s’thonë ka dekë por thonë ka le „ reciton Astrit Leka, me natyrë  impulsive. I nipi i Nebi Sefës, një nënshkruesi të  aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe nip i Ibrahim  Lekës, i  cili siguroi ushtarakisht mbrojtjen e delegatëve të Vlorës. Ky djalë shumë i ri  e kishte patriotizmin në gjak.
Nuk e pranuan vullnetar për të luftuar kundër ushtrisë së Musolinit. Por në moshën 16 vjeç ai braktis shkollën në vitin 1941,  për të filluar luftën për çlirimin kombëtar kundër pushtuesit fashist e nazist. „ Kam luftuar në brigadat partizane,  por edhe  si drejtues i dalluar njësitesh guerrile, duke marrë  pjesë në më se 44 aksione lufte „, tregon ai që në  kohën luftës quhej „ Alarik „.

Dënimi me punë të detyruar pastaj Mërgimi I panënshtruari  konsiderohet në opozitë me regjimin komunist të profesorit të tij të dikurshëm, por dhe shok lufte, Enver Hoxha. “ Pas çliriminit nuk vazhdova  rrugën e komunizmit. Isha profesor i shumë gjuhëve të huaja, dhe i mbidiplomuar ( me tri diploma universitare). Më  konsideronin të borgjezuar dhe me kërkuan me detyrim të bëja autokritikë ( 1967 imitimi i revolucionit kulturor  kinez  në Shqipëri, Sh.P.), shpjegon Astrit Leka. Ai refuzoi autokritikën, prandaj e shpallën “armik i popullit”. Pas këtij  cilësimi mund të dënoheje edhe me vdekje.

Shokët e tij të luftës  ia shdërruan dënimin me punë të detyruar. “ Për  të punuar tokën me bel si një bujk primitiv, dhe pa makinë.” Një vuajtje, e cila lexohet ne sytë e tij që deri atëhere  nuk mund të përshkoheshin. Në moshën 65 vjeçare, kur regjimi komunist  pati një farë  zbutje ( pasi i kishin prerë kokën Ciausheskut dhe Helenës në Rumani, para ngjarjeve të Ambasadave.

-Astrit  Leka strehohet në Gjenevë ( pasi  pati kaluar në Sh.B.A,, Kanada e nëpër Evropë

-Në vitet 90 atë e shohim në të gjitha luftimet ( për lirinë e  popujve dhe të drejtve të njeriut. -Ai i mbron ato në kolokiume, forume duke përshkuar tërë botën. Ka takuar  me  personalitete politike dhe me të nderuar me Çmimin Nobel. Ai themelon Shoqatën SOLIDEST- Shoqatë Ndërkombëtare  Solidariteti per Zhvillimin e Vendeve të Lindjes, që ndihmon ish-vendet komuniste ( sigurisht më tepër shqiptarët)

-Atë e zgjedhin Këshilltar të përgjithshëm të Federatë Botëore të Veteranëve të Luftës ( me 37 milionë anëtarë

-Mbështet luftën kundra minave antinjeri.

Një jetë shumë aktive për një person gati 90 vjeçar, i cili vazhdon të  luftojë sidomos për “ ngritjen e prestigjit të Shqiptarëve ne botë”. Astrit Lekai nuk e fsheh krenarinë e vet që vendi  i tij ka aderuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995 dhe sot është në krye të këtij Këshilli që nga muaji maj deri në
nëntor 2012. Ai pret tashmë nyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo thot ai do të ishte një zbatim i drejtësisë  ndaj popullit tim dhe Shqiperisë sonë që është i vetmi vend në Evropë, në territorin e të cilit janë zhvilluar të  gjitha konfliktet e shekullit të XX të Evropës, me perjashtim të Luftës Turko-Greke dhe Luftës civile në Spanjë”,  dokumenton ai. Zjarri në sytë e tij nuk do të shuhet pa e parë Shqipërinë të bëjë denjësisht pjesë në Evropë, përfundon skrimi e vetë gazetar cfranceze DNA për vperimatrin e njohur shqiptarë në Gjenvë prof.Astrit Leka, njofton agjenia informative kombëtare “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE