Reali i Madridit dhe Tottenham kanë gjetur një marrëveshje mbi kartonin e Luca Modriç, të paktën sipas të përditshmes më të shitur në Britani, “The Sun”.

Sipas gazetës në fjalë, tratativat e ngecura prej disa javësh u zhbllokuan pasi klubi madrilen përmirësoi me dhjetë milionë euro ofertën e tij, duke ngritur vlerën totale të kartonit në 45 milionë euro.

Tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes së kroatit me kampionët e Spanjës për të përcaktuar rrogën e tij, por diçka e tillë nuk pritet të jetë një problem, edhe sepse të dyja palët kanë biseduar më parë dhe janë marrë vesh, aq sa Modriç refuzoi të udhëtonte me klubin në SHBA dhe të stërvitej, si formë presioni për të lehtësuar kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Me mbërritjen e fantazistit Modriç në mesfushë, mund të hapet merkato për Xavi Alonson, i cili tashmë nuk e ka vendin e sigurt në formacion.

Për kampionin e botës dhe të Europës me Spanjën, gjatë kësaj merkato ka shfaqur një interest ë madh klubi i Milanit.

SHPËRNDAJE