Shtohet presioni ndaj Berlluskonit

Përqindja e huave të Italisë shënuan sot lartësinë më të madhe në epokën e Euros- në kohën e shtimit të presioneve për dorëheqjen e kryeministrit, Silvio Berlluskoni.

http://www.botasot.info/img/Prime-Minister-Silvio.jpgVlera e huave dhjetëvjeçare të shtetit u ngritën sot në 6.58 për qind që është niveli më i lartë që nga themelimi i Euros më 1999 dhe i afrohet pragut 7 për qindësh për pranimin e ndihmës nga Irlanda dhe Portugalia.

Italia mund të bëhet viktima e radhës e krizës së borxheve të Eurozonës dhe borxhet e saja janë të mëdha, rritja është e ngadaltë, ndërsa vendi mund të jetë tepër i shtrenjtë për t’u ndihmuar.

Investorët do të preferonin largimin e Berlluskonit, me të cilin do t’i hapej rruga një qeverie të re me potencial për të ecur përpara me masa adekuate ekonomike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni