Të rinjtë janë një ndër grupet më të brishta, të cilët përgjithësisht janë të angazhuar vetëm për afat të caktuar, nuk janë mjaftueshëm të paguar, presin gjatë për punësim, dhe nuk janë të vetëdijshëm e as të informuar mirë, për të drejtat e tyre.
http://www.botasot.info/img/04735369.jpgSipas analizave, të bartësve të projekteve sociale, papunësia e të rinjve, është pyetje kyç e Bashkim Evropian, dhe përmban 17,4 për qind, ndërsa në 25 vjetët e fundit nuk është arritur asnjë progres, për uljen e saj.

Problemi është edhe më i rëndë në Maqedoni, shtet ky që pretendon anëtarësimin në BE.
Autoritetet në Maqedoni kanë konfirmuar se numri i qytetarëve të evidentuar si të papunë ka arritur rreth 350 mijë persona. Nga ky numër 57% e të papunëve përfshin grupmoshën e të rinjve prej 18 deri 27 vjeç, ndërsa rreth 60 për qind e të rinjve, kanë kërkuar punë, thuajse çdo katër vjet.

Të dhënat statistikore të Lëvizjes së Sindikatave të Maqedonisë, tregojnë që në fakt 50 për qind e popullatës së re të Maqedonisë, janë të papunësuar, përderisa koha në pritje për tu punësuar është më shumë se katër vjet, raporton INA.

Shqetësimi për papunësinë që ka përfshirë të rinjtë është shprehur edhe në raportin e fundit të KE-së, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, janë të moshës së re.
Rritja e papunësisë, posaçërisht tek të rinj është një nga tetë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian si kushte për fillimi e negociatave dhe integrimin e vendit në familjen evropiane.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane vlerëson se në Maqedoni duhet të vërtetohen strategjitë për investim tek të rinjtë, me qëllim që të mund të shfrytëzohet potenciali i tyre, dhe që njëkohësisht edhe të nxitet punësimi i tyre.
Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivën në vend, i`a mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur dhe për të tentuar për një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur skamjen që ka mbërthyer.

SHPËRNDAJE